Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpresa të reja për sportin bullgar gjatë vitit olimpik 2020

Mbeten ditë të numëruara deri në Lojërat e treta Olimpike Dimërore Rinore në Lozanë

Fotografia është dorëzuar nga Ambasada e Zvicrës në Sofje

Viti i Ri vjen gjithmonë me shpresa për shëndet, lumturi dhe suksese, por për sportin bullgar 2020-ta është me rëndësi të madhe, sepse do të kalojë nën shenjën e Lojërave Olimpike. Përgatitja për Lojërat Olimpike Verore, të cilat fillojnë në fund të korrikut në Japoni, tashmë po zhvillohet dhe kuotat e sportistëve bullgarë po vazhdojnë të grumbullohen. Mirëpo, para Tokios 2020 vëmendja e adhuruesve të sportit është përqendruar tek Lojërat e treta Olimpike Dimërore Rinore, të cilat do të mbahen në Lozanë të Zvicrës nga 9 deri në 22 janar.

Në një ngjarje emocionale në Sofje, disa ditë para Krishtlindjeve, Ambasadorja e Zvicrës Muriel Berset Kohen dhe kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova u uruan sukses sportistëve dhe rikujtuan lidhjen shumëvjeçare mes Bullgarisë dhe Zvicrës në fushën e sportit.

Foto: BGNES

Në aktivitet ishin të pranishëm Zëvendësministri i Rinisë dhe Sportit Stojan Andonov, Kryetari i Komisionit Parlamentar për Fëmijët, Rininë dhe Sportin Sllavço Atanasov, diplomatë, politikanë dhe sportistë të njohur.

Ambasadorja Kohen rikujtoi për jetën e Louis Eyer – “Zvicerani me një zemër bullgare”, i cili në vitin 1894 bashkë me disa mësues zviceranë të gjimnastikës, vendosi themelet e edukimit fizik në Bullgari. Një fakt historik është se Bullgaria është një prej shteteve të pakta, të cilat kanë marrë pjesë në olimpiadën e parë moderne olimpike në vitin 1896, ku vendi ynë u prezantua nga zvicerani Charles Champaud. Ambasadorja Kohen ndau gëzimin e vet se është pranë Stefka Kostadinovës, rekordi i botëror i së cilës prej 209 centimetrash në kërcimin së larti për femrat në vitin 1987 ende nuk është i arritur. Ajo shtoi se lojërat në Lozanë janë një forum, i cili bashkon të gjitha arritjet sportive, shpirtin olimpik, kulturën, arsimin dhe atmosferën festive rinore.

Lojërat Olimpike Dimërore Rinore do të startojnë në Lozanë më 9 janar 2020. Qyteti – mikpritës është gjithashtu shtëpi e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, thënë me fjalë të tjera lojërat janë në shtëpinë e tyre. Do të marrin pjesë 1880 atletë të moshës nga 15 deri në 18 vjeç. Zvicra ka qëllim t’i zhvillojë lojërat në një mjedis të pastër dhe shëndetësor,gjë që është pjesë e pandarë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe prosperitetit. Prandaj edhe Lozana 2020 do të zhvillohet në këtë mënyrë – tha gjithashtu Ambasadorja zvicerane dhe i dhuroi Stefka Kostadinovës talismanin zyrtar të lojërave – Yodli, duke uruar që ai t’u sjellë fat të mirë sportistëve bullgarë.

Miqësia olimpike mes Bullgarisë dhe Zvicrës po vazhdon edhe sot dhe një prej fytyrave të saj është zvicerani Reto Seiler, kapiten i skuadrës kombëtare bullgare tëcurlingut. Nën udhëheqjen e tij skuadra për herë të parë në historinë e vet fitoi medalje të argjendtë në Kampionatin Evropian dhe gjatë vitit 2019 u ngjit në grupin B. Seiler u uroi kurajë të rinjve me fjalimin e vet motivues.

Misioni i Louis Eyer në këtë vend të bukur ka qenë i suksesshëm, sepse ai jo vetëm se ka transferuar dituri dhe edukim fizik në Bullgari. Pasioni e tij për sportin është ajo gjë që i ka ndezur pasuesit e tij në mbarë vendin. Pasioni për sportin do të thotë frymëzim për të rinjtë, do të thotë përkrahje për atletët dhe organizim të aktiviteteve. Pasioni pas sportit i tejkalon kufijtë dhe i lidh njerëzit. Kur e prezantoni Bullgarinë në Lojëra, e bëni sipas shembullit të Louis Eyer – me tërë zemrën dhe shpirtin dhe me pasion të vërtetë.

Pjesëmarrja e sportistëve të rinj në Lojërat në Kryeqytetin Olimpik të botës do të jetë një përjetim i paharrueshëm për ta, si dhe për shikuesit, të cilët do të ndiejnë entuziazmin e brezit të ri të yjeve botërore. Kryetarja e Komitetit Olimpik Bullgar Stefka Kostadinova u rikujtoi atletëve se Lojërat Olimpike janë kulmi i karrierës sportive dhe u uroi një paraqitje të mirë.

Ky projekt i ri i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar fiton një popullaritet gjithnjë e më të madh dhe u jep mundësi të gjithë sportistëve për të treguar talentin e tyre në konkurrencë me moshatarët e tyre. Komiteti Olimpik Bullgar gjithashtu realizon projekte të ngjashme me festivalet e veta dimërore dhe verore rinore. Në Lozanë do të marrin pjesë 18 atletë të rinj bullgarë, të cilët do të garojnë në 8 lloje sportesh. Në këto lojëra të treta delegacioni ynë do të jetë më i madh me 6 sportistë, gjë që meriton përshëndetje. Në saje të shtetit dhe të Ministrisë së Sportit atletët patën mundësinë për të përgatitur në kushte të mira dhe shpresoj që viti i ri të jetë më i suksesshëm dhe më i lumtur për të gjithë ne.

Sportistja legjendare bullgare e atletikës së lehtë Stefka Kostadinova u uroi më shumë medalje sportistëve dhe më shumë shkase për gëzim tërë popullit bullgar gjatë vitit olimpik 2020.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Sport PR Events Managment

Notari i maratonës Petër Stojçev kaloi ngushticën e Gjibraltarit

Petër Stojçev u bë bullgari i parë që notoi përmes Ngushticës së Gjibraltarit sipas rregullave të Oceans Seven pa rroba neopreni. Stojçev kaloi distancën prej 16.4 km mes shkëmbinjve nga bregu evropian në qytetin spanjoll Tarifa..

botuar më 24-04-16 1.31.MD
Viktorio Iliev

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks

Viktorio Iliev u bë kampion i Evropës në boks në kampionatin për të rinj dhe vajza në Poreç të Kroacisë, në kategorinë deri në 60 kg. Në finale ai u imponua mbi Bogdan Çelldik nga Ukraina. Kujtojmë se Bullgaria fitoi pesë medalje nga Kampionati..

botuar më 24-04-15 2.41.MD
Stilijana Nikollova, foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike - Anna Nedkova

Stilijana Nikollova fitoi dy medalje ari dhe një argjendi në finalen e Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje

Pesë medalje është shifra e medaljeve në ditën e fundit të Kupës Botërore të Gjimnastikës Ritmike në Sofje. E dyta në shumëgarësh Stilijana Nikollova fitoi dy medalje të arta – për kombinimin me top dhe me fjongo ,dhe medaljen e..

rinovuar më 24-04-15 10.11.PD