Nga Ministria e Mbrojtjes njoftuan, se dikasteri shpalli konkurs për furnizimin e dronëve për Ushtrinë Bullgare. Vlera e porosisë, bërë ditët e fundit të vitit 2019, është afro 13 milion euro. Ftesë për pjesëmarrje në konkurs iu drejtua 24 kompanive nga ShBA-ja, Izraeli, Italia, Bullgaria dhe vende të tjera. Që prej një viti Ushtria Bullgare shfrytëzon aeroplan zbulimi pa pilot. Para kohe në kuadrin e ndihmës ushtarake ShBA-ja siguruan sistemin zbulues pa pilot RQ-11 Raven për Brigadën e 61-të të Mekanizuar në Karllovo
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..