Gjatë vitit 2020, në kuadrin e fushatës “Mbill një pemë”, në qytetin Burgas do të mbjellin qindra fidanë si një masë kundër ajrit të ndotur. Një pjesë nga paratë për blerjen e tyre do të sigurohen me paratë nga shtimi i tatimit mbi makinat e vjetra. Deri në fund të muajit prill në këtë qytet detar do të mbillen afro 300 pemë të reja dushku, shkozë, pemë qelibari, panjë e të tjera. Qëllimi është që gjatë katër viteve të ardhshme numri i pemëve sapo të mbjella në bashki të rritet në mënyrë të konsiderueshme.
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..