Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kina është partneri i dytë më i madh i Bullgarisë jashtë BE-së

Foto: BTA

“Kina tashmë është partneri ynë i dytë më i madh jashtë Bashkimit Evropian, sa i përket eksportit. Ka mundësi për zgjerim të mëtejshëm të eksportit tonë me produkte, me të cilat jemi të njohur në Azi”, tha zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova para Forumit të Biznesit Bullgari-Kinë  në Pekin.

Ngjarja është organizuar nga Asociacioni Kinez i Kontraktorëve dhe Agjencisë Ekzekutive bullgare për Inkurajimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme. Në të marrin pjesë 24 kompani bullgare.

Ishte nënshkruar Protokoll për forcimin e bashkëpunimit praktik për inkurajimin e investimeve në fushat e tregtisë, energjetikës, risive teknologjike, bujqësisë dhe turizmit. Janë përfshirë 9 projekte, mbi të cilat të dyja palët punojnë së bashku në sektorët e infrastrukturës, industrisë dhe tregtisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizitat e të huajve në Bullgari në vitin 2023 arritën nivelet para COVID-19

Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..

botuar më 24-05-19 9.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..

botuar më 24-05-17 7.20.MD

Shumica e mbështet demokracinë, por ka pikëpamje kontradiktore për të

63 për qind e bullgarëve të rritur besojnë se demokracia është forma më e mirë e qeverisjes. 19 për qind janë të mendimit të kundërt, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Trend”, të porositur nga Instituti “Shoqëria e Hapur” - Sofje. Besimi te..

botuar më 24-05-17 11.37.PD