Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

203 mijë janë derrat e vrarë për shkak të murtajës afrikane

Ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva
Foto: BGNES

Mbi 6 miliona janë derrat e asgjësuar gjatë viteve të fundit në botë për shkak të murtajës afrikane të derrave. Në Bullgari për shkak të sëmundjes janë vrarë 203 mijë derra, tha ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva në Berlin.

Në kryeqytetin gjerman ajo merr pjesë në ekspozitën botërore për mallra bujqësore “Java e Gjelbër”. Deri tani Bullgaria ua ka paguar 36 mln. euro në formën e kompensimeve fermave dhe bujqve të prekur dhe për masa parandaluese . Po pret bashkëfinancim nga Komisioni Evropian.

“Deri tani kemi marrë fonde evropiane  për përballimin e situatës me vlerë pak më shumë se 13 miln. euro dhe po presim 10 miliona më shumë”, sqaroi Ministrja. Në kuadrin e ekspozitës Taneva mori pjesë me raport të vet në një konferencë kushtuar murtajës afrikane të derrave.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Administrata rajonale - Plovdiv

Plovdivi është me tym, rekomandohet që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi

Zjarri në grumbullin e mbeturinave në fshatin Callapica, i cili shpërtheu mbrëmjen e kaluar në një sipërfaqe prej rreth 16 hektarësh, përfshiu qytetin e dytë më të madh bullgar - Plovdiv. Stacionet e lëvizshme të Inspektoratit Rajonal të..

botuar më 24-08-02 10.59.PD

Vendi ynë po kthehet në një shkretëtirë demografike

Dyzet për qind e vendit tonë është një shkretëtirë demografike me një popullsi prej më pak se 10 banorë për kilometër katror, ​​deklaroi Kostadin Kostadinov, kryetar i Komisionit Parlamentar për Politikat Demografike, Fëmijët dhe Familjen...

botuar më 24-08-02 10.31.PD

Parashikimi i motit për 2 gushtin 2024

Gjatë natës do të jetë e kthjellët, në pjesën më të madhe të vendit - pothuajse e qetë. Të premten do të jetë me diell. Pas mesditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësisë në zonat perëndimore, por vetëm në vende të izoluara, në..

botuar më 24-08-01 7.35.MD