Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Bullgaria ka një politikë të shëndoshë fiskale

Kryeministri Borisov me shefen e FMN-së Krislaina Georgieva
Foto: BGNES-arkiv

Bullgaria ka një politikë të shëndoshë fiskale, e cila vlerësohet nga agjencitë  e vlerësimit të kredisë. Këtë e tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov në takimin e tij me udhëheqësen e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva. Theksi kryesor në bisedimet e tyre ishte bashkëpunimi i Bullgarisë me organizatën ndërkombëtare.

Kryeministri shtoi se ekonomia bullgare vazhdon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, pa pabarazi makroekonomike, kurse shteti ynë ka përparim të qëndrueshëm sa i përket aderimit të vet në mekanizmin valutor ERM II (ashtuquajtura “dhoma e pritjes e Eurozonës”).

Ktristalina Georgieva përshëndeti qeverinë për sukseset e saj në politikën fiskale dhe komentoi se ato janë premisa dhe stimuj të mirë për realizimin e prioriteteve të qeverisë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Fillon një analizë në shkallë të gjerë e formimit të çmimeve të ushqimeve

Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e formimit të çmimeve, kushtet e furnizimeve dhe faktorët që ndikojnë në ndryshimin e çmimeve. Do të..

botuar më 25-02-14 8.10.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por pothuajse nuk do të ketë reshje. Në Ultësirën e Trakisë së Epërme do të ketë ndërprerje të përkohshme dhe ulje të vranësirave. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-02-14 7.35.MD