Bullgaria ka një politikë të shëndoshë fiskale, e cila vlerësohet nga agjencitë e vlerësimit të kredisë. Këtë e tha Kryeministri bullgar Bojko Borisov në takimin e tij me udhëheqësen e Fondit Monetar Ndërkombëtar Kristalina Georgieva. Theksi kryesor në bisedimet e tyre ishte bashkëpunimi i Bullgarisë me organizatën ndërkombëtare.
Kryeministri shtoi se ekonomia bullgare vazhdon të zhvillohet në mënyrë të qëndrueshme, pa pabarazi makroekonomike, kurse shteti ynë ka përparim të qëndrueshëm sa i përket aderimit të vet në mekanizmin valutor ERM II (ashtuquajtura “dhoma e pritjes e Eurozonës”).
Ktristalina Georgieva përshëndeti qeverinë për sukseset e saj në politikën fiskale dhe komentoi se ato janë premisa dhe stimuj të mirë për realizimin e prioriteteve të qeverisë.
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Me manifestime të ndryshme në mbarë Bullgarinë po shënojmë 152 vjet nga vdekja e Apostullit të Lirisë Bullgare Vasill Levski. Një ceremoni përkujtimore..
Guvernatori i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB), Dimitër Radev do të nënshkruajë kërkesën për një raport të jashtëzakonshëm të konvergjencës për..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...