Në kuadrin e Takimit Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos kryeministri Bojko Borisov u takua me presidentin e Azerbajxhanit Illham Aliev. Zoti Borisov theksoi, se bashkëpunimi në energjetikë midis Bullgarisë dhe Azerbajxhanit është në nivel strategjik. U vu në dukje, se prioritet i përbashkët i të dy shteteve është diversifikimi i burimeve dhe i traseve, dhe garantimi i sigurisë së furnizimeve energjetike për Evropën. Kryeministri Borisov theksoi, se Bullgaria gjithnjë ka përkrahur ndërtimin e Korridorit Jugor të Gazit pjesë e pandarë e të cilit është interkonektori Greqi-Bullgari, nëpërmjet të cilit vendi ynë do të marrë gaz natyror nga Azerbajxhani. Ai shprehu optimizëm përsa i përket mundësisë që Kompania Shtetërore Azerbajxhanase e Naftës SOKAR të investojë në ndarjen e gazit në Bullgari.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..