Stefan Krëstanovi e zbuloi shkencën që kur ishte në shkollën tetëvjeçare në sajë të dy prej mësuesve të tij. Sot ai punon mbi krijimin e kompjuterin kuantik dhe është profesor në Harvrd. Megjithëkëtë nuk harron mësuesit e tij nga qyteti Burgas. Që kur ishte nxënës në shkollën tetëvjeçare dhe në Gjimnazin Natyror Matematikor në qytetin e lindjes ai fitonte medalje nga olimpiada të ndryshme. Krahas kësaj ai zgjeronte dituritë e fizikës në shkollën e mësuesit Teodosij Teodosiev duke zgjidhur probleme që nuk mund të hasen në librat shkollorë. Pasi mbaroi gjimnazin sprovoi disa sisteme arsimore evropiane, por kushtet më të mira për zhvillimin e shkencës i zbuloi në Jejll dhe në Universitetin e Harvardit.
Shumica e institucioneve amerikane disponojnë hapësira në të cilat ka mundësi njeriu të merret me punë shkencore – tregon Stefan Krëstanov. – Ata nuk interesohen vetëm për këtë a është njeriu punëtor i mirë shkencor, por interesohen edhe për këtë a është ai pjesë e kulturës e cila krijohet në universitet. E kam parasysh që si vullnetar të japësh ndihmë, të disponosh kohë të bisedosh me studentët. Thënë me një fjalë një pjesë e rëndësishme e punës sonë është që të pasurojmë botën.
Në shenje mirënjohjeje për shanset në jetë jetike fizikani i ri kuantik punuan me fëmijë. Ai u jep mësime të fizikës nxënësve nga lagjet më të varfra. U ndihmon edhe adoleshentëve në qytetin e lindjes, kur arrin të kthehet në mëmëdhe. Mirëpo, më e rëndësishmja të cilën ai dëshiron të mësojnë të rinjtë nga të dyja anët e oqeanit është se edhe në se nuk je fizikan mund të kuptosh botën.
Fizika kuantike, të cilën nuk e kuptojnë njerëzit Stefan Krëstanov e shpjegon në mënyrë të thjeshtë Ajo na thotë cilat janë kufizimet fondamentale, të cilat universi na vendos.Sipas tij në se diçka nuk mund të arrihet me ligjet e informacionit kuantik, me siguri nuk mund të arrihet në ndonjë mënyrë tjetër.
Fizika kuantike kapërcen disa prej kufizimeve, të cilat mendojmë se ekzistojnë – shpjegon Stefan Krëstanov. – Por më e rëndësishmja për mua është, se ajo tregon kufizimet të cilat nuk do të kapërcehen. Dhe çështja është se çfarë mund të bëjmë, kur disponojmë kompjuterin më të fuqishëm të cilin ligjet e universit na lejojnë të bëjmë, dhe si në të njëjtën kohë këto ligje vendosin kufijtë mbi teknologjitë.
Një nga aplikimet e kompjuterit kuantik mund të jetë në mjekësi.
Me një kompjuter kuantik i cili shfrytëzon ligjet e fizikës kuantike, mund të simulojmë ilaçe dhe materiale të cilat vështirë mund të krijojmë në një laborator – shpjegon fizikani. – Domethënë mund të verifikojmë si do të punojë ilaçi ose medikamenti i ri, parase të harxhojmë mjete për të bërë eksperimente me ta. Në këtë mënyrë mund të bëjmë materiale, të cilat janë më të qëndrueshme, më të lehta. Tani disponojmë një prototip të kompjuterit kuantik. Ai tregon shumë nga fenomenet që priten prej tij, por akoma ka tepër pak bajtë kuantikë që të shfrytëzohet për punë praktike. Kemi nevojë për qindra mijë bajtë kuantikë, të cilët tani vështirë arrijmë të bëjmë të punojnë bashkë. Shpresoj, se gjatë 10 viteve të ardhshme do të disponojmë kompjuter kuantik i cili do të jetë në gjendje të simulojë materiale të reja, dhe pak pas kësaj edhe ilaçe të reja.
Teknologjitë duhet të krijohen ashtu që t’i ndihmojnë botës dhe ta ruajnë, mendon shkencëtari. Dhe në se njerëzit dëshirojnë të jetojnë në një mjedis më etik duhet të dinë se kanë mundësi të punojnë për një botë më të mirë, shton Stefan Krëstanov.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Qyteti shqiptar i Pogradecit, i vendosur në bregun jugperëndimor të liqenit të Ohrit, është një vend ku jetojnë dhe punojnë shumë qytetarë shqiptarë me origjinë bullgare. Qyteti është qendra e bashkisë me të njëjtin emër në qarkun e Korçës, në..
Bullgarët në Shqipëri janë njohur si pakicë kombëtare në vitin 2017, por nuk kemi të dhëna zyrtare për numrin e tyre, pasi ende nuk janë publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë së vitit të kaluar. Jo pak shqiptarë me vetëdije..
Vështirë se ekziston një djalë që nuk ka dashur të bëhet astronaut. Edhe pse më rrallë, të tilla aspirata kanë edhe vajzat. Mes tyre është udhëtarja Izabella Shopova, heroi më i madh i së cilës në fëmijëri ishte Yuri Gagarin. Ajo i përshkruan udhëtimet e..