Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bunyverse – albumi i parë solo i Petër Jordanovit-Buny

Petër Jordanov-Buny është një artist i lirë, i njohur shumë mirë si një nga themeluesit e projekteve të mëdha muzikore me muzikë etno, mes të cilëve janë “Oratnica”, “Daulle dhe gajde”, “Kryesish erëra”, “Two Man Orchestra” dhe “МyStory of Folklore”. Tanimë është fakt  dhe albumi i tij i parë origjinal i titulluar Bunyverse.

Në të gjejnë vend 16 kompozicione, ku jo të gjitha janë origjinale. Dëgjuesi mund të shijojë dhe elementet e gërshetuara me mjeshtëri nga folklori bullgar, tingëllimin afrikan, motivet lindore dhe tingëllimin elektronik “ambient”. Më shumë për albumin, do të na tregojë vet interpretuesi dhe kompozitor:

Dua të sjell një qetësi me muzikën, të cilën e krijoj si për veten time kështu dhe për dëgjuesit. Jam munduar që pjesët të tingëllojnë këndshëm dhe në mënyrë medituese. Në disa kam ftuar dhe miq muzikantë. Mes tyre janë: këngëtarja Valentina Dobreva nga formacioni “Daulle dhe gajde”, me të cilën bëmë dy këngë rodopëse në album, Teodora Vasileva-një këngëtare tjetër, me të cilën këndojmë edhe një këngë tjetër rodopëse. Me Konstantin Kuçev (violinë, violë dhe vokal) po punojmë prej kohe dhe në projekt përfshiva tre nga pjesët tona të përbashkëta. Marrin pjesë akoma Svetllana Vasileva (vokal) Sanji (hand drum – instrumente perkusioni), Viktor Marinov (elektronikë) nga Vataff Project, DJ Nevahrest nga projekti Мy story of folklore dhe Magdalena Petroviç (violonçel). Doja që në Bunyverse të kishte hapësirë, muzika të “merrte frymë”, të mos të ishte e ngarkuar me elemente të shumta. Një dëshmi për këtë është pjesa në albumin “Astronauti Rodopas”. Në të nuk ka kaba gajde, por ndjenja për të gjitha këto vjen nga fakti se është incizuar në një studio në Rodopet. Atmosfera nga ky vend magjepsës është rikrijuar në pjesët dhe përmes përdorimit të instrumenteve të ndryshme dhe jo shumë të njohura tek ne – kalimba( një instrument afrikan i perkusionit), oval (një version elektronik i hand drumit), wave drum dhe kahon (një instrument i perkusionit i cili është peruan).

Para pak kohe Petër Jordanov-Buny ndodhet përpara një sfide të re – puna me fëmijët. Si filloi të merret me këtë, e mësojmë përsëri prej tij:

Prej disa vjetëve bëj të ashtuquajturin drum circle – mbledhje në rreth dhe një ekzekutim në grup në instrumente të perkusionit. Unë e quaj këtë një mësim me karakter dëfryes dhe arsimor, me qenë se, pa pasur një qëllim mësimor, ka elemente të tilla. Në të kaluarën jam pajisur me instrumente të ndryshme interesante nga kontinentet e ndryshme. Kur mblidhemi me njerëz të ndryshëm, të cilët kanë interes, unë i prezantoj ritme nga kulturat e ndryshme, mënyrat e ekzekutimit në vegla të ndryshme muzikore. Dhe rreth këtyre takimeve muzikore, qesh i ftuar të zhvilloj mësime të ngjashme dhe me fëmijët. Ngjarja e parë qe në një kamp veror në Ballkanin Elenski gjatë verës së kaluar. Pas një kontakti prej katër javëve me ta, kuptova, se ideja më pëlqen shumë dhe është mirë të zhvillohem dhe në këtë drejtim. Filluan të më kërkojnë dhe nga vendet e tjera. Për shembull, gjatë javës së kaluar qesh në një kopsht. Bashkë me një shokun tim Dejan Petrov, po kështu perkusionist, patëm mësime me fëmijët në moshë nga 4 deri më 6 vjeç. Për mua është një sfidë, sepse nuk kam një arsim pedagogjik dhe në fillim nuk e dija pikërisht se cili është qëndrimi dhe sjellja e drejtë ndaj tyre. Por jap çdo gjë nga vetja dhe i zhvilloj mësimet me shumë dashuri.  Fëmijët shumë shpejt humbasin interes dhe ne të dy duhej të ndryshonim fokusin, që të mund të mbanim vëmendjen e tyre. Ata janë shumë të sinqertë në reagimet e veta dhe menjëherë tregojnë se çfarë u pëlqen dhe çfarë jo. Del se për mua ky është publiku më i vështirë – publiku i fëmijëve.

Prezantimin e albumit Bunyverse në Bullgari, Petër Jordanov-Buny e mendon ta realizojë me koncerte në qytetet më të mëdha, kurse gjatë verës dhe në festivale të ndryshme, të përshtatshme për këtë tip muzikë jo komerciale. Kështu që 2020-ta është viti në të cilin që të gjithë të cilët e duan muzikën jo tradicionale janë të mirëseardhur në koncertet e Buny.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Gënjeshtra dhe të vërteta"

SLNG është një nga grupet që kontribuuan në muzikën moderne bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Pas vdekjes së frontmenit Dimi Ekimov, SLNG u kthye në një formacion të rinovuar - Vlladi Mihajllov, i njohur edhe si vokalist i grupit SAFO dhe..

botuar më 24-03-28 8.15.PD
Tatjana Llollova

Ditën Botërore të Teatrit e shënojmë me një vepër nga projekti “Artistë që këndojnë”

Për më shumë se gjashtë dekada, 27 mars shënohet si Dita Botërore e Teatrit. Kjo datë festohet me ngjarje të ndryshme kushtuar teatrit në mbarë botën, përfshirë edhe në vendin tonë. Data u zgjodh në vitin 1961 në Kongresin e IX-të të Institutit..

botuar më 24-03-27 8.15.PD

Dashuria e përbashkët dhe një këngë e re në një takim të duetit SHIK me publikun e Sofjes

Dueti SHIK ka një vend të rezervuar në zemrat e adhuruesve të muzikës së bukur me këngët e tyre melodike, shumë prej të cilave janë kthyer në hite. Autori i tyre është Krasimir Gjullmezov - një kompozitor, aranzhues, instrumentist dhe këngëtar i..

botuar më 24-03-26 8.15.PD