Thelonious Sphere Monk, një nga pianistët dhe kompozitorë më të mëdhenj në historinë e xhazit, është idhull për breza të tërë muzikantësh, pa rëndësi nga gjinia, raca dhe përkatësia sociale. Gjatë karrierës së vet të suksesshme bullgaro-franceze Maro Stançev gjithmonë ka ekzekutuar pjesa të tij. Del se ndikimi të cilin e ka ushtruar Monk mbi zhvillimin e Marios si pianist dhe kompozitor është shumë i thellë – mjaft që t'i kushtojë një projekt të ëndërruar prej kohe. Muzika nga Monk and More do të ekzekutohet në studion numër një të Radios Kombëtare Bullgare.
Monk është mësuesi im, ashtu si dhe disa kompozitorë të tjerë të mëdhenj – tregon Maro Stançev. Për një kohë të gjatë studiova muzikën e tij dhe në një moment kuptova se, imitimi nuk ka kuptim. Çdo një i cili ka dëshirë mund të dëgjojë origjinalin. Në qoftë se do që të tregosh respektin tënd ndaj ndonjërit, duhet të rimendosh muzikën e tij, ta thyhesh përmes prizmit të botëkuptimit tënd. Prej shumë kohe e ekzekutoj muzikën e këtij xhazmeni të madh. Përpara viteve, bashkë me Veselin Veselinov-Eko (kontrabas) dhe Dimitër Semovin (bateri), prezantuam në Bullgari një program me krijime të tij. Qesh shumë i lumtur, sepse u pranua shumë mirë nga publiku. Atëherë akoma qesh me idenë, se duhet ta ekzekutoj muzikën e tij origjinale. Me kalimin e kohës ndryshova qëndrimin në sajë të përjetimeve të mia dhe vendosa ti lidhë pjesët e tij me kompozimet e mia. Prej kohe ëndërroj të incizoj një disk në të cilin të zotëroj të gjitha komponentët-muzikën, muzikantët, vendin. Ftova dy muzikantë, të cilët i respektoj shumë dhe me të cilët kemi ekzekutuar dhe në Francë dhe në Bullgari-Hristo Jocov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). U dërgova muzikën në një incizim demo, si dhe partiturat. Pasi zhvillojmë provat, do të mendojmë për incizim. Në qoftë se do të realizojmë projektin mirë, disku mund të lëshohet në Francë. Por në këtë moment më intereson vetëm që incizimet të mund të kalojnë mirë . Programi është me një “skenar” të përbashkët, ka një vijë lidhëse midis pjesëve të Monkut dhe të miat. Artistët gjithmonë dyshojnë, gjatë gjithë jetës. E jo të gjithë, por ka njerëz me një vetëbesim shumë të lartë, por unë nuk jam midis tyre. Prandaj është me rëndësi të ketë ndokush i cili të tregojë një besim ndaj asaj që ti bën dhe të të shtyjë të ndjekësh idetë e tua. Hristo Jocov prej kohe më propozonte të incizojmë “diçka serioze” dhe ja që erdhi momenti. Jo më kot unë incizoj me këta muzikantë të shkëlqyer. Ata posedojnë cilësi, të cilët unë e kam parë vetëm tek më të mëdhenjtë, me të cilët kam ekzekutuar dhe ata padyshim që janë midis tyre. Bëhet fjalë për aftësinë njëkohësisht “të ngjitesh” pas idesë së liderit dhe në të njëjtën kohë të shprehësh plotësisht veten. Muzika është mjaft e vështirë, projekti është jo komercial. Kjo muzikë është “tepër personale” që të mund të pëlqehet menjëherë, por njerëzit tanimë kanë pikëpamje më të gjera për xhazin. Tani vonë ekzekutova në Jazz a Fareins – festival në një qytet në afërsi të Lionit, i cili i qe përkushtuar xhazit tradicional. I propozova drejtorit artistik, me të cilin njihemi prej kohe, që unë të ftoj xhaz këngëtaren Jëlldëz Ibrahimova dhe muzikantin Stojan Jankullov-Stunxhi (bateri), dhe të marrim përsipër rrezikun dhe të propozojmë kompoime të mia, të cilat janë mjaft larg nga xhazi tradicional. Patëm një sukses të madh! Kështu që nuk dihet asgjë – shpresoj që Monk and More të mund të arrijë deri tek më shumë njerëz.
Projekti i ri përmban kompozime, të krijuara më herët, por pjesa më e madhe janë kompozuar gjatë muajve të fundit. Pas incizimeve në Radion Kombëtare Bullgare trioja bullgare e Mario Stançevit do të japë koncerte në Studion numër 5 në Sofje (më 27.01) dhe në Bee Bop Café në qytetin Plovdiv (më 28.01). Me siguri do të tingëllojnë disa nga pjesët në programin e ri. Mirë po aksenti do të jetë mbi xhaz standardet, si dhe mbi kompozimet e tyre prej autori, të cilat i kemi dëgjuar në klube dhe në festivale të ndryshme si dhe në shfaqje të tjera të këtyre muzikantëve të shkëlqyer.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..
Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..