Ambasada bullgare në Pekin është në kontakt të pandërprerë me tre bullgarë në Uhan dhe do të diskutohet evakuimi i tyre, bëri të ditur MPJ-ja. Autoritetet kineze u rekomandojnë të huajve për të mos u larguar nga vendi. Bullgarët në Kinë janë 373. 195 prej tyre janë punonjës, 134 bullgarët e tjerë janë nxënës. Më shumë bullgarë ka në Shanhaj, Pekin, dhe në provincën Jiangsu. Një grup folklorik bullgar prej fëmijësh u kthye urgjentisht nga Pekini. Si fëmijët, ashtu dhe shoqëruesit e tyre janë krejtësisht të shëndoshë. Inspektori kombëtar për shëndetësinë Angell Kunçev tha se vdekshmëria e virusit “korona” është 10 për qind. Derisa përpara 17 viteve vdekshmëria e SARS-it ka qenë 30 për qind. Kishte të sëmurë të regjistruar në të gjitha vendet, por pas kësaj virusi u vetëizolua, na rikujtoi Kuneçev dhe supozoi se edhe tani do të bëhet kështu, sepse shpërndarja e virusit nga një njeri tek tjetri është vërtetuar, por është vështirë të realizohet.
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..