Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Problemet e shumta dhe mosbesimi në institucionet provokojnë valë protestash

Foto: BTA

Gjatë ditëve të fundit pakënaqësia në shoqëri gjen shfaqje të ndryshme dhe tregon pikët e dobëta në qeverisjen e kryeministrit Bojko Borisov, por pa tronditur thellë kabinetin e tij dhe pa treguar zgjidhje konkrete të problemeve. Kriza me mungesën e ujit të pijshëm në qytetin Pernik (Bullgari Perëndimore), malet e plehrave, të cilat mbuluan Bullgarinë, katastrofa ekologjike me derdhjen e pesticideve në lumin Marica, ndotja e ajrit në qytetet e mëdha, problemet me furnizimin e ujit të pijshëm dhe liqenet e zbrazëta artificiale në vend, ratifikimi i marrëveshjes CETA në Kuvendin popullor, i detyruan shumë njerëz që të dalin në rrugë.

„Jam këtu sepse mendoj se duhet të hiqen mbetjet nga Bullgaria – ky është një problem i stërmadh për brezat e ardhshme – thotë Georgi Petkov, sipas të cilit arsyet për protestat janë të shumta. “Pse importohen sasi të mëdha të plehrave, pa pasur parasysh mendimin e njerëzve. Mjedisi është kërcënuar dhe ky problem kërkon masa të ngutshme.“

Kështu mendon dhe Ivajllo Zdravkov, i cili kërkon dorëheqjen e qeverisë:

„Kuptova për protestën nga Facebooku dhe menjëherë dola në rrugë. Tabloja aktuale në të vërtetë është tepër shqetësuese dhe e mjerë dhe nuk di se si protestat do të çojnë në ndonjë rezultat pozitiv.”

I njëjti është dhe mendimi i Atanas Goranovit, i cili nënvizoi se njerëzit që protestojnë janë pak. Duket se të gjitha këto probleme nuk janë mjaft serioze, për ta tërhequr vëmendjen e një numri më të madh të qytetarëve, në mënyrë që ta rrëzojnë qeverinë.

Sipas politologut Kënço Stojçev qeveria aktuale mund të dështojë vetëm për arsye të brendshme, sepse gjatë vitit 2019 ajo mori përkrahjen e mjaftueshme në dy zgjedhjet e zhvilluara – për Parlamentin Evropian dhe për pushtetin vendor në Bullgari. “Ka opozitë aktive, por ajo nuk pranohet nga shoqëria si alternativë e mirë e qeverisjes aktuale”. Kështu mendon dhe sociologu Antonij Gëllëbov, sipas të cilit “në vend mungon një projekt politik, i cili mund të fitojë mirëbesimin e shumicës prej bullgarëve. Në shoqëri kërkohet diçka të ndryshme. Problemi i madh është se tani për tani alternativa mungon”.

Statukuoja mbetet për shkak të mungesës së alternativës...

Ndoshta prandaj mocioni i katër i mosbesimit ndaj qeverisë ishte hedhur poshtë, pavarësisht se sipas politologut Boris Popivanov ai ishte “gjëja më logjike në këtë situatë”. Sipas fjalëve të tij në çdo vit, në të cilin ka zgjedhje, problemet e pazgjidhura  mund të anashkalohen me pohimet se ato janë vetëm “fushatë zgjedhore” e oponentëve politikë. Por më vonë ato detyrimisht rishfaqen”. Analisti është i mendimit se pakënaqësia është kundër “kornizës aktuale të zhvillimit të vendit, që karakterizohet me mungesën e perspektivës së qartë dhe të mënyrës strategjike të të menduarit në të gjitha sferat shoqërore. Sektori i ujit është një shembull i mirë për këtë, por e njëjta është situata në të gjitha aspektet e tjera të jetës, ku problemet kryesore janë keqmenaxhimi dhe pakujdesia”. Ndenja për moskokëçarje është dhe arsyeja për apatinë e bullgarëve, të cilët nuk mendojnë se ka kuptim të protestojnë, sepse asgjë nuk do të ndryshojë.

Pak janë ata, të cilët i shohin problemet e veta në ato të të tjerëve...

Tashmë dy vjet me radhë protestat janë forma e parapëlqyer për tërheqjen e vëmendjes së qeveritarëve, të cilët nga ana tyre nuk shqetësohen nga pakënaqësia e popullit. Kur para Këshillit të Ministrave dolën nënat e fëmijëve me çrregullime, pronarët e derrave të vrarë për shkak të murtajës afrikane apo infermierët, pak ishin ata, të cilët i përkrahën.

E tillë është situata edhe tani – ka njerëz, të cilët i kuptojnë mirë problemet e të tjerëve, por nuk mendojnë se protestat do të çojnë në ndonjë ndryshim. Ka dhe të tjerë, të cilët parapëlqejnë të tregojnë pakënaqësinë e vet në rrjetet sociale dhe mendojnë se kjo është e mjaftueshme. Duket sikur edhe populli edhe njerëzit në pushtet janë mësuar me skandalet e shumta dhe me këtë se “çdo çudi zgjat tri ditë”.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që duhet të plotësojnë të huajt për të punuar në Bullgari?

Jetojmë në kohë dinamike, në të cilat kufijtë midis vendeve po zbehen gradualisht dhe njerëzit kërkojnë mundësi për realizim në cepa të ndryshme të botës. Bullgarët provojnë fatin jashtë vendit, ndërsa të huajt zgjedhin të vendosen në Bullgari për të..

botuar më 24-04-15 7.30.PD

Mbështetja joadekuate bën që bletarët të heqin dorë nga bletaria

Vdekshmëria e bletëve këtë dimër ishte vetëm 2-3 për qind për shkak të kushteve të mira të motit. Megjithatë, problemet me të cilat ballafaqohet sektori “Bletari” çojnë në tërheqjen e të punësuarve në degë, njofton korrespondentja e BNR në Dobriç,..

botuar më 24-04-14 9.55.PD
Foto: Facebook / Grupi i Shpëtimit me qentë e Shërbimit të Shpëtimit Malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar

Në Bansko mbahet një kurs trajnimi ndërkombëtar për qentë e shpëtimit

Mbi 30 kujdestarë dhe instruktorë të qenve të shpëtimit po punojnë në terren në zonën e skive sipër Banskos, në kuadër të Kursit Ndërkombëtar të Trajnimit për  qentë e shpëtimit nga 10 deri më 14 prill. Në faqen e saj zyrtare në Facebook, Bashkia e..

botuar më 24-04-13 4.00.MD