Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 1/3 nga bullgarët nuk mundin të paguajnë faturat e tyre në afat

Foto: BGNES

30% nga familjet në Bullgari janë në një pamundësi të paguajnë shërbimet komunale në kohë, tregon analiza vjetore e Bashkimit Evropian për të ardhurat dhe kushtet për jetesë. Në bazë të këtij treguesi vendi ynë renditet në vendin e dytë pas Greqisë ku 36% nga familjet nuk kanë qenë të aftë të paguajnë faturat e tyre në kohë gjatë 12 muajve të fundit.

Pavarësisht se përmirësimi i kushteve të jetesës, lufta me varfërinë dhe pabarazinë sociale të përbëjnë një pjesë të rëndësishme në politikat e Bashkimit Evropian, pothuajse 7% nga familjet në bashkësi nuk janë në gjendje të paguajnë në kohë faturat e veta për ngrohje, korrent, gaz, ujë e kështu me radhë, për shkak të vështirësive financiare, tregon analiza e Eurostatit. Në një situatë të ngjashme ndodhen më shpesh familjet me fëmijë, të cilët akoma janë nën kujdesin e prindërve të vet. Në Bullgari problemi është i lidhur ngushtë dhe me familjet e njerëzve të moshuar, të cilët janë me pensione të vogla.

“Me këto pensione nuk ka sesi të mos të vonohemi me pagimet...Pensionistëve u është e vështirë, por jo vetëm atyre...Duhet të bëhet diçka, sepse populli po vdes”, mendon Vasill Kënçev-një pensionist nga qyteti Vidin në Bullgarinë Veriperëndimore.

Shpenzimet janë të shumta, kurse rrogat të ulëta...Të ardhurat e një familjeje nuk iu përgjigjen shpenzimeve t saj...Zgjidhja e problemit duhet të jetë në nivel shtetëror” ndan përshtypjet e tij Evelin Jordanov-ekonomist me një firmë kontabiliteti që nga viti 1993.

Sipas një anketimi të Qendrës për efikasitet energjetik EnEfekt rreth gjysma e popullsisë bullgare në fakt është në kufirin e kësaj të mos të mundet të mbulojë shpenzimet e veta për një ngrohje normale, komforte dhe shëndetësore.

Ne renditemi në vendin e parë për nga gama e njerëzve, të cilët nuk mundin të ngrohin ose të freskojnë shtëpitë e veta në mënyrë komforte gjatë periudhës së dimrit ose të verës. Ne jemi në vend të dytë për nga vonesa e pagimit të faturave në lidhje me konsumin e ngrohjes qendrore dhe korentit”-saktëson doktori Dragomir Canev, drejtor i një organizate joqeveritare.


Për të përballuar problemin, në Bullgari ngulmohet tek efikasiteti i energjisë. Sepse është shumë e logjikshme se kur ngrohja dhe shpenzimi i ujit kursehen në maksimum dhe në mënyrë efektive, atëherë dhe shpenzimet bien.  
Ekzistojnë dy mënyra - të luftojmë efektet, ose të mundohemi të eliminojmë shkaqet - sqaron doktori Dragomir Canev. Politika jonë ndaj këtij momenti është e drejtuar drejt luftës me efektet, me fjalë të tjera subvencionet për ngrohje, të njohura si ndihma për dru zjarri dhe qymyr. Në fakt, ne luftojmë efektin nga varfëria energjetike duke ofruar një resurs të caktuar familjeve më të varfra, që të mund ti sigurojnë vetes ndonjë farë ngrohjeje. Duhet të dimë, se kjo nuk është optimale dhe në asnjë mënyrë këto ndihma nuk i përfshinë që të gjithë të cilët janë të prekur nga varfëria energjetike. Sipas nesh më i drejtë do të qe qëndrimi i cili do të mund të kombinojë një lloj të tillë ndihme me përkrahje për një rinovim efektiv të godinave, në të cilat jetojnë ata që nuk mund të paguajnë ngrohjen dhe korentin. Tek godinat shumë familjare ka dhe familje, të cilat nuk kanë nevojë prej një ndihme të tillë, gjë e cila çon deri tek nevoja prej një diferencimi të skemave për ndihmë. Në momentin e tanishëm, qeveria bullgare po përpunon një strategji afatgjatë kombëtare për rinovimin e fondit të godinave, në të cilën masat specifike do të drejtohen në programe për të ndihmuar godinat e banimit.

Që të mund të kemi shpenzime më të ulëta për korrent dhe të mos të hasim vështirësi gjatë pagimit, është me rëndësi se çfarë lloj pajisjesh elektrike përdorim. Rreth 55-60% mund të kursejmë nga montimi i kondicionerëve më të mirë, në krahasim me sobat me ventilator dhe radiatorët me naftë, këshillojnë ekspertët. Nga ana tjetër e ekuacionit janë të ardhurat.  

Buxheti i një familjeje ka dy anë - komenton Jordan Genov, drejtor i platformës për planifikimin e të ardhurave. Nga njëra anë janë të ardhurat, kurse nga ana tjetër shpenzimet...Përveç shpenzimeve bazë , një ekonomi shtëpiake ka dhe kosto të pranueshme dhe për të ardhmen. Kur nuk mund të paguajë në kohë shërbimet komunale është e udhës të privohet nga disa kosto të pranueshme...Një alternativë janë dhe të ardhurat suplementare.“

Përpiloi: Elena Karkallanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD