Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

„Bulgargaz“ kërkon dëmshpërblime dhe pakësim të çmimeve të “Gazpromit”

Foto: EPA/BGNES

“Bulgargaz” dhe “Gazprom” negociojnë në Vjenë për çmimin e gazit. Në përputhje me marrëveshjen antitrust ndërmjet Bashkimit Evropian dhe monopolistit rus deri më 4 dhjetor 2019 “Gazpromi” duhej të nënshkruante me operatorin shtetëror bullgar marrëveshje për uljen 30% të çmimeve të furnizimit të gazit me datë të mëparshme – 31 gusht 2019.

Të dy palët nuk kanë arritur marrëveshje për zbritjen e kërkuar. Për këtë arsye furnizuesi bullgar “Bulgargaz” i gazit kërcënon se do të kërkojë nga Komisioni Evropian nisjen e procedurave antitrust kundër “Gazpromit”, informoi Euraktiv, duke cituar burimet e veta në Bruksel dhe Sofje.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përpjekja e pestë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor dështoi

Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..

botuar më 24-11-22 3.18.MD

Prokuroria Evropiane kreu kontrolle në katër qytete për mashtrim të dyshuar me fonde evropiane

Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..

botuar më 24-11-22 1.15.MD
Rumen Radev

Investimet në njerëz dhe partneritetin janë çelësi për të ardhmen

Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..

botuar më 24-11-22 11.06.PD