Rreth 50 kundërshtarë të marrëveshjes për tregti të lirë mes Kanadasë dhe Bashkimit Evropian – CETA, protestuan para godinës së Kuvendit Popullor kundër ratifikimit të dokumentit nda deputetët bullgarë. Organizatorët “Prindërit e Bashkuar” rregullisht protestojnë kundër Strategjisë për fëmijët dhe Ligjin për shërbimet sociale.
Ata kanë frikë se CETA i hap dyert e Bullgarisë për organizmat e modifikuar gjenetikisht, për nxjerrjen e gazit shist dhe për kufizimin e sovranitetit kombëtar.
Mihaella Bozhanova nga protestuesit komentoi para radios Kombëtare Bullgare se CETA mbron biznesin e huaj korporativ, rrezikon biznesin e vogël kombëtar dhe i vë interesat tregtare mbi ato kombëtare. Marrëveshja heq 98% prej taksave doganore ndërmjet BE-së dhe Kanadasë. Për nga rëndësia për tregtinë bullgare të jashtme Kanadaja renditej në vend të 40-të gjatë vitit 2018.
Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...
Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...
Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..