Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Polemikë e ashpër politike pas fjalimit të Rumen Radevit

Presidenti Rumen Radev
Foto: BGNES

Fjalimi, me të cilin dje Presidenti Rumen Radev shpalli se heq besimin e tij nga qeveria, sot është tema kryesore për të gjitha mediat bullgare.

Nën titullin kryesor “Lufta e ftohtë u bë e nxehtë” gazeta “Dnevnik” citon mendimet e dy sociologëve të njohur – Përvan Simeonov dhe Jurij Asllanov.  Sipas Simeonovit me fjalimin e vet Presidenti iu ngjit majës së pakënaqësisë shoqërore, kurse sipas Asllanovit – ai jep shenjë se dëshiron të fitojë mandat të dytë në këtë post.

Në artikullin me titull “Vallëzimi i Rumen Radevit – një hap përpara, dy në anë” gazeta “Sega” komenton se me fjalë të bujshme  dhe pa veprime konkrete Presidenti nuk fiton përkrahës, por përkundrazi – e humb peshën e fjalës. Sipas gazetës është e vërtetë se me fjalimin e vet Radevi fiton simpati, duke demonstruar se nuk dëshiron të ketë asgjë të përbashkët me qeveritarët aktualë. Përmend pohimin e kreut të shtetit se “të gjithë kësaj duhet t’i jepet fund”, por në të njëjtën kohë nuk u jep përgjigje pyetjeve: “Si t’i jepet fund” dhe “Çfarë duhet bërë pas kësaj”.

Në intervistë për “24 orë” ish-presidenti Georgi Përvanov komentoi se “kjo luftë ndërmjet institucioneve ul besimin në to” dhe nuk është në favor të imazhit të mirë të Bullgarisë para botës dhe investitorëve. Përvanovi kujton se për 10 vitet, në të cilat ai ka qenë president (2002-2012) ai gjithashtu ka pasur shumë grindje dhe mosmarrëveshje me përfaqësuesit e qeverive, por në marrëdhëniet me ta kurrë nuk ka kapërcyer vijën e kuqe, gjithmonë ka ruajtur tonin e mirë dhe ka folur në mënyrë të hapur me kryeministrin.

Më kritik ndaj kreut të shtetit është paraardhësi i tij Rosen Plevneliev. Sipas tij gjenerali-president ka nevojë për luftë, sepse ka një kauzë – “bën çdo të mundshme për të parandaluar aderimin e Bullgarisë në Eurozonë”.

Mediat citojnë dhe mendimin e lideres socialiste Kornelia Ninova, e cila ndan plotësisht mendimin e presidentit dhe është dakord me motivet, për të cilat ai heq besimin e vet nga qeveria e Bojko Borisovit. Duke komentuar se të njëjtat kanë qenë dhe motivet e Partisë Socialiste Bullgare për mocionin e fundit të mosbesimit ndaj kabinetit, që ishte hedhur poshtë në Kuvendin Popullor javën e kaluar, Ninova bëri thirrje për bashkimin e të gjithëve, të cilat duan ndryshim.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Refuzimi i presidentit për të nënshkruar një dekret për emërimin e një qeverie të përkohshme është në përputhje me të drejtat e tij

Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..

botuar më 24-08-21 7.40.PD

Zgjedhjet shtyhen, presidenti nuk e pranoi projekt kabinetin “Kozhareva”

Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..

rinovuar më 24-08-19 6.22.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..

botuar më 24-08-17 9.55.PD