Për Bullgarinë Japonia është partnere e rëndësishme në Azinë Lindore. Është e mirë se investimet japoneze tek ne janë në teknologjitë e larta dhe në prodhime me vlerë të lartë të shtuar. Këtë e tha presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të korporatave më të mëdha japoneze të cilat janë për herë të parë në Sofje. Ministri i ekonomisë Emill Karanikollov tha, se përparësitë e Bullgarisë janë tatimet dhe shpenzimet ulëta, krahu i kualifikuar i punës dhe legjislacioni i cili inkurajon investimet. Ambasadori i Japonisë në vendin tonë Masato Vatanabe tha, se marrëdhëniet dypalëshe biznes jo vetëm që sjellin dobi për biznesin, por kanë potencial të madh për zhvillim si në drejtim të BE-së, ashtu edhe te Ballkani Perëndimor.
Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden) sipas stilit të vjetër. Kjo është një ditë, në të cilën nderohen gjyshet – gra që ndihmojnë në lindjen..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë e Bashkimit Evropian, Kaja Kalas. Ai theksoi përkushtimin e vendit tonë për një Bashkim..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Në kuadër të përpjekjeve për lirimin e shtetasve bullgarë të rrëmbyer në bordin e anijes “Galaxy Leader”, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së..
Gjatë natës në Bullgarinë Lindore reshjet e shiut do të vazhdojnë, por në mëngjes do të ndalen. Mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore vranësirat do të..
Në një takim me komisioneren evropiane për biznese fillestare, kërkime dhe inovacione Ekaterina Zaharieva kreu i shtetit Rumen Radev theksoi se inovacioni,..