Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

SHBA-ja ndëshkoi një gjyqtar bullgar për shkak të pjesëmarrjes së tij në korrupsion

Michael Pompeo
Foto: Reuters

Sekretari i shtetit i SHBA-së Michael Pompeo bëri të ditur se gjyqtari bullgar Andon Mitallov merr pjesë në korrupsion serioz. Shpallja e emrit të tij është sipas Kreut 7031(c) prej Ligjit për shpenzimet buxhetore, operacionet e huaja dhe programet e lidhura të Departamentit Shtetëror. Personat e huaj të shpallur dhe të afërmit e tyre të drejtpërdrejtë nuk u përgjigjen kushteve për hyrje në SHBA. Është sanksionuar edhe e shoqja Kornelija Stojkova-Mitallova dhe e bija e gjyqtarit Gergana Mitallova. Pompeo vë në dukje se ky është ndëshkimi  i parë i këtij lloji që i përket  Bullgarisë dhe ai ripohon angazhimin e SHBA-së në luftimin e korrupsionit. Andon Mitallov është gjyqtari, i cili e lejoi të akuzuarin për spiunazh Nikollaj Malinov për të udhëtuar deri në Rusi, ku u dekorua nga Presidenti rus Vladimir Putin, megjithëse kishte ndalim për të mos u larguar nga Bullgaria.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD