Kolegjiumi i gjyqtarëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor vendosi në një mbledhje të jashtëzakonshme në Sofje të kërkojë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme një informacion nga pala amerikane për ndalimin e SHBA-së, sipas të cilit gjyqtari bullgar Andon Mitallov nuk mund të hyjë në territorin amerikan. Ndalimi u shpall me një kërkesë nga sekretari amerikan i shtetit, ku saktësohet shkurtimisht se në cilësinë e zyrtarit Mitallov ka marrë pjesë në veprime korruptive në dëm të superioritetit të ligjit, të cilat komprometojnë seriozisht pavarësinë e institucioneve demokratike në Bullgari. Me rastin e komenteve të ndryshme sa i përket këtij rasti Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva deklaroi se “veprimet e Amerikës nuk janë kundër interesave të Bullgarisë”. Në Bruksel, ku është për një vizitë pune, Kryeministri Bojko Borisov refuzoi kategorikisht të komentojë temën.
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të mbështetet. Këtë e theksoi presidenti Rumen Radev para gazetarëve para hapjes së Konferencës së..
Bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov do të shkojë në gjykatë për arrestimin e liderit të GERB, Bojko Borisov, më 17 mars 2022. Zyra e prokurorit ngriti padinë kundër Petkovit në Gjykatën e Qytetit të Sofjes dy muaj pasi ai hoqi..
Dorëzimi i buxhetit është shtyrë me një javë për shkak të angazhimit të Bullgarisë për të përgatitur një plan strukturor dhe fiskal, njoftoi BTA. Ministrja e financave Temenuzhka Petkova shpjegoi në margjinat e Kuvendit se nevojiten disa ditë që plani, i..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..