Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këngëtarja pop Sofia nxori një album të ri të titulluar “Rruga drejt teje”

Foto: arkiv personal

Sofia Gjeorgjieva, e njohur vetëm si Sofia, gjen vendin e vet  në skenën vendase të muzikës pop përpara më shumë se 15 vjetëve. Kënga e cila është bërë shkak që kjo të ndodhë është “Talismani blu” - një kompozicion i cili edhe sot e kësaj dite është një markë e ruajtur për këngëtaren pop. 2004-ta është viti kur ajo përgatiti albumin e vet debutues, që mban emrin e kësaj kënge. Pasuan këngë të cilat Sofia nuk i mblodhi në një album. Deri në vitin 2019 i cili është i rëndësishëm për këngëtaren, me qenë se ajo bëri një farë kthimi në skenën pop me albumin e vet të dytë, të titulluar “ Rruga drejt teje”. Albumi përmban 11 këngë dhe është në gjuhën bullgare.

“Rruga drejt teje” është kënga, me emrin e së cilës doli dhe albumi im i dytë. Muzika është e kompozuar nga Momçill Kolev, aranzhimi është i djalit të tij Kallojan, kurse teksti është i shoqes sime të mirë Lina Shishkova tregon Sofia. Në këtë album kam mbledhur të gjitha këngët, të cilat i kam kënduar në periudhën  e daljes së albumit tim debutues “Talismani blu” deri tani. Një shoku im i ngushtë është “fajtori” ti mbledh në një album, me qenë se nuk ndodhesha në një periudhë, në të cilën të kem një dëshirë të ngjashme. Kuptohet se tani fare nuk më vjen keq për këtë. Kënga e parë quhet “Për ty” dhe është në bazë të muzikës së të dy amerikanëve. Teksti është i Aleksandër Petrovit. Pason kënga “Motra e erës” muzika dhe aranzhimi janë të Ivan Ivanovit, kënga “Jam e fortë” është e Krasi Todorovit, kurse në këngën “Frymë dhe zjarr” përsëri punoj me Momçill Kolevin, kurse teksti është i Jana Llazarovës. Unë jam konservative  dhe prandaj emri më i përmendur në album është i Momçillit. Ai krijoi dhe këngën tjetër - “Ndahemi ngadalë”, përsëri me tekst të Aleksandër Petrovit. Kjo nuk është një befasi, me qenë se ai është një nga kompozitorët më të dashur prej meje të teksteve. “Imazhi në formë pasqyre” është një duet, të cilin e incizova me këngëtarin e njohur të xhazit Vasill Petrov. Muzika është e Ogi Cvetkovit, kurse bashkë me Lili Jonçevën realizuan dhe aranzhimin. Ajo më ndihmoi shumë kur isha në Londër, sepse këtë këngë e këndova vet fillimisht aty. Lili gjeti muzikantët dhe studion në të cilën kjo të ndodhë. Dhe pasi u ktheva në Bullgari , miku im – Panço Malezanov, dha idenë ta incizoj përsëri, kësaj radhe me Vasill Petrovin. Ai po kështu e pëlqeu këngën dhe në këtë mënyrë u formua një duet i shkëlqyer. Një kompozicion tjetër shumë i rëndësishëm për mua në këtë album është  “Heshtje e kristaltë” me qenë se në të munda të përmbledh krijues jashtëzakonisht të mëdhenj, nga të cilët jam mësuar dhe i adhuroj. Përveç emrat tanimë të njohur mirë Momçill Kolev dhe Aleksandër Petrov, ndaj tyre u bashkuan Boris Karadimçev /aranzhim/ dhe Bobi Vëllçev /piano/. Jam shumë e lumtur se punova me ta, me qenë se mësova shumë.  

Sofia ka një periudhë 5 vjeçare si të thuash “angleze” në të cilën ka qenë afër muzikës pop në Ishull. Megjithëkëtë ajo ka ruajtur stilin e vet muzikor. Në albumin “Rruga drejt teje” ndihet një ndikim nga new wave rryma. Prandaj ndihet dhe fryma e viteve 90, por me një muzikalitet modern të përshtatur me kohën, shton këngëtarja bullgare pop.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i BNR-së dhe këngëtarët Vasill Petrov dhe Valeria Stojanova hapin festivalin ndërkombëtar të xhazit në Borovec

Nga 2 deri më 7 gusht në pushimoren malore Borovec do të mbahet edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit “Dr. Emill Iliev”. Forumi muzikor është tashmë një traditë në kalendarin kulturor të resortit tonë malor. Sipas drejtoreshës së..

botuar më 24-08-01 6.15.PD

Muzika dhe artet takohen nën yjet në rajonin e qytetit malor Trojan

Për të gjashtin vit radhazi, fshati malor Debnevo në rajonin e qytetit Trojan po pret Festivalin Ndërkombëtar të Muzikës dhe Artit Jam on the River. Veprimtaria, e cila mbledh shumë muzikantë të huaj dhe vendas, mbahet nga data 31 korrik deri më 3..

botuar më 24-07-31 2.15.MD

"Një hap më afër" rikrijon një histori të vërtetë, shumë romantike

Dueti “Chaz\'n\'Byanka” regjistroi një këngë të re. Në "Një hap më afër", këngëtarëve Ljubomir Bojanov dhe Vasilina Bjankova iu bashkua Daniell Petrov, i njohur nga grupi “Taking Heed”. Pas krijimit të kësaj kënge qëndron një histori e vërtetë..

botuar më 24-07-31 6.35.PD