Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e radhës të madh vjetor për kryeqytetin e Bullgarisë. Që të bëjmë krahasim le të përmendim se qyteti i dytë për nga madhësia në vend Plovdiv është me buxhet prej rreth 175 mln eurosh. Kjo do të thotë se Sofja është jo vetëm qyteti më i madh, por edhe qyteti më i fuqishëm në plan ekonomik dhe financiar në Bullgari. Atje banojnë rreth 1.2 mln veta dhe punojnë mbi 700 000 veta, të cilët krijojnë rreth 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto në vend.
Pjesa më e madhe e mjeteve të buxhetit u është drejtuar dy prioriteteve strategjike, mbi të cilat duhet të punohet gjatë 4 viteve në vijim – investimet në lagje (rrugët, trotuaret, kopshtet e fëmijëve, shkollat dhe transporti urban) dhe përmirësimi i pastërtisë së ajrit. Një vëmendje e posaçme u është kushtuar veprimtarive të lidhura me shëndetësinë, kulturën, arsimin dhe sigurinë. Modernizimi i transportit urban dhe i infrastrukturës së tij vazhdon të jetë prioritet i bashkisë. Mbi 87 mln euro janë mjetet e parashikuara në buxhetin e Bashkisë së Sofjes për modernizimin e infrastrukturës rrugore dhe mbi 69 mln euro për përmirësimin e transportit urban. Dhe kjo nuk është e rastit, sepse ai konsiderohet si një prej ndotësve më të mëdhenj të ajrit. Në këtë sfond 14 mln eurot për gjelbërim duken mjaftë modeste. Mirëpo, ka mendim se linja e tretë e metrosë në Sofje, e cila duhet të hapet gjatë muajve të afërt, gjithashtu do të ketë një ndikim pozitiv mbi pastërtinë e ajrit, sepse do të pakësojë udhëtimet me automjete në qytet.
Sofja, megjithë moton e vet “Rritet, por nuk plaket” është një qytet me popullsi në plakje. Përqendrimi i njerëzve të rinj në kryeqytet është shumë i madh në krahasim me qytetet e tjera të Bullgarisë, për shkak të universiteteve dhe mundësive për punë. Sidoqoftë, problem demografik ka dhe autoritetet në qytet janë të qartë dhe të vendosur për ta ndryshuar tendencën duke krijuar kushte më të mira për të rinjtë dhe familjet e tyre. Prandaj mbi 30 mln euro nga buxheti i Bashkisë së Kryeqytetit për vitin 2020 do të investohen në ndërtimin e kopshteve të fëmijëve, çerdheve, shkollave dhe në remontet e tyre. Me mjetet e bashkisë do të ndërtohen 9 kopshte fëmijësh, 2 çerdhe dhe 6 shkolla. Ka gjithashtu projekte për ndërtimin e akoma 4 shkollave dhe 7 kopshteve me vlerë mbi 20 mlrd euro.
“Duam të zgjidhim dy probleme. Në programin e kapitalit të mbrojmë më shumë mjete për investime në lagje – në rrugët e lagjes, në trotuare, parkingje, kopshte fëmijësh, shkolla. Të vazhdojmë përmirësimin e transportit urban, të garantojmë investimet në ekologji për përmirësimin e cilësisë së ajrit, për rimëkëmbjen e parqeve, të kopshteve të fëmijëve, për pyllëzimin” – tha kryetarja e bashkisë së Sofjes në mandat të katërt Jordanka Fandëkova.
Sofja mund të mos jetë qyteti më i bukur në Evropë, ose në Bullgari, por me siguri është i preferuar nga bullgarët, tashmë edhe nga mjaftë të huaj. Dhe kjo është kështu jo vetëm për shkaqe ekonomike, por edhe për shkak të pasurisë së ruajtur të gjelbër të qytetit, i cili ndodhet buzë malit të bukur Vitosha. Kjo veçori bashkë me faktin se Sofja është një qendër kulturore, administrative dhe artistike e vendit, e bën tërheqëse për punë dhe jetë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nëse kriza politike vazhdon, përfitimet e humbura do të arrijnë një prag nga i cili biznesi bullgar në mënyrë të pakthyeshme do të fillojë të humbasë aftësinë konkurruese për shkak të deficiteve në rritje në arsim, kujdesin shëndetësor,..
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..