Fëmijët me probleme në të parin të kenë mundësi të ushtrojnë ndonjë sport. Këtë kauzë ka ndërmend të mbrojë Federata “Sport për njerëzit me probleme në të parin” para ministrive të arsimit dhe të sportit
Fëmijët me probleme në të parin që mësojnë në shkollat jo të specializuara nuk kanë mundësi të ushtrojnë ndonjë sport. Mungesa që të zhvillojnë aftësitë e tyre motorike e dënon këta fëmijë në varësi tërë jetën. “Ai që nuk ushtron ndonjë sport, vështirë merr bastunin e bardhë sepse preferon të kujdesen për të” është i bindur kryetari i federatës Ivan Janev. Ai jep si shembull studentë të cilët jetojnë me prindërit dhe iu shpresojnë atyre që të shkojnë deri në universitet, të hyjnë në dyqanin e afërt e kështu me radhë.
"Në një klasë ka 30 nxënës dhe në të mund të ketë një fëmijë me probleme në të parin. Mirëpo, mësuesi i sportit nuk ka mundësi të punojë individualisht me këtë fëmijë. Kështu në orët mësimore të fizkulturës ky nxënës do të qëndrojë në stol ose do të presë në dhomën e klasës. Për këtë arsye u propozojmë dy ministrive, që me ndihmën tonë të hartojnë një politikë shtetërore për nxënësit me probleme në të parin, kështu që ata të jenë në gjendjetë ushtrojnë sporte të adaptuara për gjendjen e tyre. Nuk është mirë që ata fëmijë të mos dinë se çfarë është koordinim, synim për fitore dhe përsosje, çfarë është të vraposh e kështu me radhë."
Një nga shkaqet për të cilat nxënësit me probleme në të parin nuk ushtrojnë ndonjë sport ka të bëjë me shqetësimet e prindërve që fëmijët e tyre të mos lëndohen. Shkaku tjetër lidhet me mungesën e informacionit – nga njëra anë për numrin e nxënësve me probleme në të parin në shkollat jo të specializuara, ndërsa nga ana tjetër, për mundësinë që ata fëmijë të ushtrojnë ndonjë sport. Për këtë arsye federata do të ngulë këmbë të mblidhen të dhëna për fëmijët që nuk ushtrojnë sporte. Krahas kësaj federata ka dëshirë të përgatitë një ekip psikologësh, pedagogësh sportivë dhe trajnerësh, të cilët të takohen me prindërit për t’u shpjeguar atyre që fëmijët e tyre nuk duhet të privohen nga mundësia të ushtrojnë sporte të ndryshme. Propozimi i tretë i federatës ka të bëjë me riorganizimin e sallave ekzistuese në objekte sportive.
Sipas kryetarit të federatës Ivan Janev kushtet për ushtrimin e një sporti nga njerëzit me probleme në të parin nuk janë të kënaqshme, por ka shpresë. Mundësitë janë të ndryshme si për shembull Showdown një sport për njerëzit me probleme në të parin që iu përngjan pingpongut, por luhet me një top me zile, goalball – një sport kolektiv që luhet prapë me një top që nxjerr tinguj, çiklizëm i kombinuar, qitja me hark, atletikë e lehtë, shah.
"Pasi e kemi të qartë shqetësimet për sigurinë e fëmijëve me probleme në të parin, me kolegë nga Evropa krijuam një sport të ri të quajtur vizibëll - tregon Zornica Staneva nga Asociacioni i prindërve të fëmijëve me probleme në të parin. – Ai i përngjan futbollit standard. Secili ekip ka nga pesë veta – njeri me fëmijë me probleme në të parin, ndërsa tjetri me fëmijë pa probleme. Ky futboll i përzier është pak më dinamik se sa futbolli për njerëz me probleme në të parin. Është edhe më i sigurt, sepse lojtarët me shikim ndjekin për sigurinë e lojtarëve me probleme në kohën e ndeshjes. Ky sport tashmë u testua në Itali dhe të gjithë pjesëmarrësit shprehën kënaqësi."
Përveç njerëzve me probleme në të parin dhe futbollistë në sprovat e sportit të ri tek ne do të përfshihet edhe Ekipi i Shpresës, në të cilin luajnë djem pa strehë.
Përgatiti në shqip: Svetllana DimitrovaMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..