Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Demografia është rreziku më i madh për Bullgarinë

Foto: Zyra e Shtypit pranë Presidencës

Katastrofa demografike është rreziku më i madh për kombin dhe detyra jonë e parë është që ta ndryshojmë këtë tendence negative, tha Presidenti Rumen Radev para studentëve në Universitetin e Pyjeve në Sofje. Kreu i Shtetit vuri në dukje se ka nevojë për një program gjithëpërfshirës në 3 drejtime – arsimi, shëndetësia për fëmijët dhe përkrahja shtetërore për familjet e reja. Presidenti nënvizoi se arsimi duhet të jetë një prioritet strategjik kombëtar. Kriza e ujit në Pernik tregon se politika në sektor është rrëzuar, ndërsa rezultatet e testit ndërkombëtar PISA se ka probleme në arsim. Dallimi i vetëm është se krizën e ujit e ndiejmë menjëherë, ndërsa pasojat në arsim do t’i ndiejmë pas vitesh, tha Radev.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 21 shkurtin

Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...

botuar më 25-02-20 6.15.MD

Një kompani ushtarake nga Haskovo niset për një mision paqeruajtës në Kosovë

Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..

botuar më 25-02-20 3.53.MD

Nuk ka asnjë kërkesë për të dërguar personel ushtarak në Ukrainë, thanë ministrat në parlament

Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..

botuar më 25-02-20 11.31.PD