Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bojko Borisov: Vetëm ne e përballuam migracionin e paligjshëm

| rinovuar më 20-02-14 6.28.MD
Markus Soder (majtas) dhe Bojko Borisov
Foto: BTA - arkiv

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Munih Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder. Gjatë bisedimit Borisovi nënvizoi se Bullgaria është shteti i vetëm, i cili e ka përballuar migracionin e paligjshëm dhe i rrit të ardhurat çdo vit.

“3,7% rritje e qëndrueshme e Produktit të Brendshëm Bruto, shumë investitorë gjermanë, rezerva fiskale, rezerva valutore, jemi në vend të dytë pas SHBA-së për nga investimet në sektorin e mbrojtjes” – shtoi ai.

“Unë mund të them se i vetmi që mbetet në postin e vet të kryeministrit është Borisovi” – tha nga ana e vet Markus Söder. “Të gjithët në Evropë ndërrohen, vetëm një mbetet në vendin e tij”.

Dy kryeministrat shprehën kënaqësinë e tyre për shkak të kontakteve intensive politike gjatë viteve të fundit dhe lidhjeve dinamike në fushën e punëve të jashtme, sigurisë dhe turizmit. 

Pak më vonë Borisovi u takua me Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier. Bashkëbiseduesit shprehën mendimin e përbashkët se Evropa duhet të mbetet e bashkuar para sfidave dhe t’ua garantojë shtetasve të vet prosperitet dhe siguri.

Të dy diskutuan mundësitë për zgjerimin e kontakteve bilaterale. Borisovi theksoi mbi kushtet e shkëlqyera për zhvillimin e biznesit tek ne dhe shtoi se Bullgaria do të vazhdojë të punojë për zgjerimin e pranisë së produkteve bullgare në tregun gjerman në sektorë si elektronika, elektroteknika, prodhimi i makinave, teknologjitë informative. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 38 000 bullgarë paraqitën aplikime elektronike për të marrë pjesë në zgjedhje

Mbi 38 mijë janë aplikimet e konfirmuara për votim jashtë vendit, të paraqitura nga bashkatdhetarët tanë përmes sistemit elektronik të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Në mesnatë skadoi afati për bullgarët jashtë vendit për të deklaruar..

botuar më 24-05-15 11.08.PD
Kalin Stojanov

Policia dhe prokuroria po hetojnë sinjale për blerje votash

Më pak se një muaj para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian policia dhe prokuroria janë duke punuar në shtatëmbëdhjetë sinjale për shkelje të legjislacionit zgjedhor, njoftoi ministri i brendshëm në detyrë Kalin Stojanov. Sipas tij,..

botuar më 24-05-15 9.39.PD

Parashikimi i motit për 15 majin

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 dhe 10°, në Sofje 9°. Vranësirat do të jenë të konsiderueshme me reshje shiu kryesisht në gjysmën perëndimore të vendit. Në Bullgarinë Jugperëndimore dhe në Bullgarinë Qendrore Jugore..

botuar më 24-05-14 7.40.MD