Sipas fjalëve të udhëheqësit të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Bullgari, Jaewoo Lee, pabarazia në vend vazhdon të rritet. Si masë për sigurimin e resursit më të madh për shpenzimet sociale, Fondi propozon rritjen e shumës maksimale të të ardhurave të tatueshme, pa heqjen e tatimit të sheshtë, i cili në Bullgari është 10%.
Ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilët janë tek ne që nga 4 shtatori, zhvilluan shumë takime me përfaqësues të qeverisë, të Bankës Popullore Bullgare, biznesit dhe organizatave joqeveritare. Ata vlerësuan lartë qëndrueshmërinë e sistemit financiar dhe gjendjen e ekonomisë gjatë vitit 2019, duke thënë se edhe gjatë vitit 2020 pritet rritje e qëndrueshme, megjithëse ajo do të jetë më e moderuar.
Ndërkohë Instituti Kombëtar i Statistikave shpalli se inflacioni vjetor gjatë janarit është 4,2% dhe rritja e çmimeve është regjistruar për pothuaj të gjitha shërbimet dhe mallrat.
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale lidhur me kandidaturën e Borisllav Sarafov për postin e kryeprokurorit, njoftoi BTA. Sipas kryetarit të..
Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..