Si teknologjitë e larta ndryshojnë rrugën nga ara deri te trapeza – kjo është tema kryesore e forumit më të madh në Ballkan për biznesin agrar, verëra, ushqime dhe teknikë bujqësore – AGRA, i cili mbahet nga 19 deri më 23 shkurt në qytetin Ploviv. Në edicionin e gjashtë të kësaj veprimtarie prezantohen më se 600 kompani nga më se 30 shtete. Pjesëmarrësit do të paraqesin arritje, praktika të suksesshme dhe inovacione, të cilat u ndihmojnë atyre të punojnë në mënyrë më efektive në kushtet e sotme të tregut. Në hapjen e forumit do të asistojë edhe ministrja e bujqësisë Desisllava Taneva.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..