Bullgaria është në epiqendrën e fushatës kundër Rusisë, deklaroi zëdhënësi i Shërbimeve ruse të Inteligjencës Sergej Ivanov. Sipas shërbimeve në fjalë SHBA-të komprometojnë politikanët dhe figurat publike, të cilët përkrahin marrëdhëniet e mira me Moskën. Me këtë qëllim institucionet zyrtare të SHBA-së kanë mobilizuar dhe po financojnë një agjenturë dhe organizata shoqërore. Inskenohen rregullisht skandale spiune dhe dëbime të paargumentuara të diplomatëve rusë. Si shembull ai tregoi lajmin sipas të cilit shefi i Hetimit të Jashtëm Rus Sergej Nirishkin ka lobuar në Emiratet e Bashkuara Arabe për lirimin e afaristit Vasill Bozhkov. Sipas hetimit rus lajmi është fryt i shërbimeve bullgare, nën kontrollin e amerikanëve.
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Rritja e lidhjes energjetike midis vendeve në rajon do të ulë çmimet e energjisë elektrike, do të rrisë konkurrencën dhe sigurinë e furnizimit. Kështu deklaroi ministri i energjisë Zheço Stankov në Samitin e Energjisë (Energy Summit), të organizuar..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..