Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kukerë luajnë ditën e të Lidhurave të Djathit

Në thelbin e traditës së kukerëve / burra të maskuar dhe të veshur me petka prej lëkure të cilët luajnë për të dëbuar të keqen/ është të tregojë natyrën që po vdes dhe prapë rilindet - gjë e cila  është e koduar dhe është baza e të gjitha besimeve të bullgarëve. Në thelbin e traditës është imitimi i lirimit të tokës, mbjelljes dhe korrjes së të lashtave, që është dhe një rikrijim i vdekjes dhe i lindjes.

Ana autentike e traditës së kukerëve është e prezantuar  në një ekspozitë udhëtuese të Muzeut Regjional Historik në qytetin Jamboll. “Lojërat e kukerëve - një ekstravagancë prej ngjyrave, magjisë dhe misterit” është e krijuar gjatë vitit 2017 dhe prezanton kostumet e personazheve në një grupi të kukerëve.


“Këto janë rreth 16 kostume nga qyteti Jamboll. Kjo krahinë është e njohur si Kukerllandija, ky është vendi nga ku janë pjesa më e madhe e kukerëve në Bullgari - sqaron Stefan Bakërxhiev, drejtor i Muzeut Rajonal Historik në qytetin Jamboll. - Përveç një rikrijim të personazheve dhe të gjithë ritualit, janë treguar dhe 6 kostume me maska nga vendbanime të ndryshme të regjionit, me qenë se në të kaluarën çdo një qytezë në territorin e rrethit të qytetit Jamboll ka pasur mënyrën e vet në punimin dhe bërjen e kostumeve, dhe të pamjes së maskave”.


Lojërat e kukerëve në rrethin e qytetit Jamboll dallohen me periudhën në të cilën bëhen – kjo është dita e diele kur është festa e të Lidhurave të Djathit ose të hënën e nesërme. Të maskuarit janë të veshur me kostume tradicionale popullore grash karakteristike për këtë krahinë. Një element i rëndësishëm është maska e kukerëve , ku në këtë krahinë takohen lloje nga më të ndryshmet.

“Maskat e lashtë të cilat ne i prezantojmë në ekspozitë, punohen më shpesh prej lëkurë dhie ose dashi, e kthyer me qimen jashtë, ku në cepin e sipërm janë të vendosur dy brirë. Dua të nënvizoj posaçërisht se, tradita autentike e kukerëve përfshihen vetëm meshkuj” - saktëson Stefan Bakarxhiev.

Nga data 26 deri më 29 mars ekspozita do të paraqitet në qytetin Plovdiv. Aty mund të shikohen fotografi nga arkivi, dokumente, informacion për këtë traditë, kurse vizitorët zhyten në atmosferën e traditave të vjetra dhe njihen me simbolikën dhe rëndësinë e kostumit të kukerëve.

“Fotografitë nga arkivi përfshijnë periudhën nga fillimi  i dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit të 20. Tregojmë maska dhe kostume jashtëzakonisht origjinale të kukerëve. Duhet të vëmë në dukje se simbolika e kukerëve, të cilët dalin ditën e të Lidhurave të Djathit, është e orientuar drejt dëbimit  të shpirtrave të këqij, me urime për rendimente të pasura, shëndet dhe pjellori të tokës dhe të kafshëve” - thotë zoti Bakërxhiev.

“Gjatë viteve të fundit për shkak të vet atraksionit të traditës tanimë kalohet nga një karnaval autentik drejt një karnavali të zakonshëm - është i bindur Stefan Bakërxhiev. Paraqitja e grave-kukere e kthen ritualin në maskaradë, përfshihen personazhe të shumtë , të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me anën autentike. Prandaj qëllimi i sa më shumë festivaleve është të mund të ruhet kjo anë autentike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit - një festë e ngarkuar me pritjen e Zotit të Ri dhe Rilindjen e Diellit

Me 20 dhjetor Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas besimeve, dhimbjet e lindjes së Nënës së Zotit fillojnë nga kjo ditë. Edhe në këngët popullore thuhet:“Filluan dhimbjet e lindjes së nënës së Zotit”. Në kalendarin..

botuar më 24-12-20 5.40.PD

Nga marmelata e shalqinit e deri tek Dita e Dervishëve - cilat janë "Thesaret e gjalla njerëzore" të Bullgarisë

Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..

botuar më 24-12-12 7.35.PD
Iva Krumova dhe Anabell Casaboff (djathtas)
foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit

Anabell Casaboff, një balerinë nga Buenos Aires, e dashuruar me vallet popullore bullgare

Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..

botuar më 24-11-17 8.55.PD