Afro 2 milion janë emigrantët bullgarë në botë sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ka nevojë për një sistem unik të informacionit i cili të kontrollojë këto procese, mendon sociologia Borjana Dimtirova nga Agjencia “Alfa Risërç”. Në kuadrin e një diskutimi kushtuar problemeve demografike dhe tregut të punës organizuar nga Bulgarian Chevening Association dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Bullgari, ministrja sociale Denica Saçeva tha, se emigrantët bullgarë janë 1.3 milion. U vu në dukje se shkaqet kryesore për emigrimin janë ekonomike. Sipas të dhënave statistikore diasporat më të mëdha bullgare janë në Gjermani, SHBA, Spanjë, Kanada dhe Turqi.
Bullgaria vazhdon të vuajë nga problemet me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023. Sipas dokumentit, ka raporte të besueshme për tortura dhe trajtim mizor të qytetarëve nga autoritetet..
Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga..
Të mërkurën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 7 dhe 12°, në Sofje 9°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës në zonat malore do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të..
Të enjten në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Në të gjithë Bullgarinë do të ketë reshje shiu dhe bubullima. Ka kushte breshëri...
Kuvendi Popullor votoi dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit Popullor Rosen Zheljazkov, me kërkesë të “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike",..
Bullgaria do të ndihmojë Ukrainën në procesin e rimëkëmbjes së infrastrukturës energjetike. Kjo u bë e qartë në takimin e ministrit të energjetikës..