Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kampionet botërore nga grupi i mazhoreteve “Misteri”

Foto: Arnošt Mrázek

Në qoftë se një njeri i vetëm e prek shpirtin tënd, ai ndez nxehtësinë e cila të kthen nga ëndërrues në krijues. Pikërisht kjo ka rastisur me rreth 20 vajzat në qytetin e tyre të lindjes Pazarxhik. Një ditë në jetën e tyre hyri një trajnere – ajo ndezi shkëndijën dhe mazhoretet  e vogla (nxitëset e tifozave) treguan dëshirë ta pushtojnë botën.

Nuk ka asnjë lloj misteri në këtë sesi një ekip i panjohur deri atëherë brenda një viti pushtoi majën evropiane dhe botërore. Gjatë vitit 2018 vajzat nga grupi “Misteri” fituan titujt mundësisht më të mëdhenj, sepse fati i ka takuar me Verginija Neshevën – trajneren në gjimnastikën ritmike, që do të ndryshonte botëkuptimin e tyre lidhur me këtë sport, të ndërmarrë më tepër si një dëfrim.

Përpara 7 vjetëve, Vergjinia u ngarkua me detyrën të realizojë ëndrrën e drejtoreshës së kompleksit komunal të fëmijëve në qytetin Pazerxhik – ta nxjerrë skuadrën në skenën botërore. Dhe të dyja hartuan plan për këtë.

Pika e parë në këtë plan ishte që në fillim fare duhej të ndryshoja botëkuptimin e fëmijëve në sallë – rikujton trajneria – sepse ata vinin që të vallëzojnë pak. Por, që nga ky moment e tutje vajzat duhej të stërviten.”

Verginia sjell nga salla e gjimnastikës ritmike disiplinën dhe synimin drejt përsosmërisë, kurse fëmijët e ngjitin me entuziazmin e vet dhe e shtyjnë që të dashurohet pas sportit të mazhoreteve. Sot, bilanci nga puna e tyre e është ky: një titull botëror, një vend të dytë botëror dhe akoma dy tituj evropianë. Por, përveç në qilimin e garave, vajzat nga grupi “Misteri”arritën dhe një fitore mjaft emocionuese-admirimin e të gjithë teleshikuesve me pjesëmarrjen e vet në transmetimin televiziv “Bullgaria kërkon talent”, ku arritën deri në finale.


Kombinimet e mazhoreteve nuk përmbajnë shëtitjet e zakonshme me xhufka dhe skeptër. Ato janë rrezikshme dhe të vështira dhe huazojnë elemente nga gjimnastika ritmike, akrobacia, vallëzimet sportive.

Asnjëherë nuk kemi pasur prombem me mungesën e pjesëmarrjeve, akoma më tepër se përmes tyre ne e popullarizojmë sportin e mazhoreteve – thotë Verginia Nesheva. Por, ngjarja e cila nuk kalon pa ne, është dita e arsimit dhe kulturës bullgare – 24 maj. Atëherë i gjithë qyteti mblidhet në rrugën kryesore dhe ne bëjmë një parakalim festiv – vajzat pikturojnë me trupat e veta, me xhufkat, me skeptrat dhe formohet një festë jashtëzakonisht e bukur jo vetëm për ne, por dhe për të gjithë qytetarët e Pazarxhikut.

Radka Llazova ka ardhur në skuadër, pasi mësuesja nga kopshti i saj i fëmijëve ka shpërndarë fletushka për gripin e mazhoreteve. Kurse sot është kapitenia e vajzave nga grupi “Misteri”, me të cilat ndan jo vetëm gëzimet dhe hidhërimet në sallë, por dhe emocionet jashtë sportit.

Të jemi mazhorete për ne është një gjë shumë speciale, sepse jo vetëm që luajmë kompozicionet e bukura të trajneres sonë, por kemi krijuar një familje të madhe dhe jemi bërë mikesha të afërta – thotë Radka Llazova, kapitene e skuadrës. Të jemi mazhorete, për ne do të thotë të jemi pjesëmarrëse në një kolektiv unik, në të cilin mund të shprehim veten, të marrim përkrahje më momentet e vështirësive dhe të ndajmë dhe momentet e mira. Në përgjithësi të jemi mazhorete, për ne është një nder i madh dhe njohje.


“Mbretëreshat e sportit të mazhoreteve” siç i quan ato trajnerja e tyre, përsëri po përgatiten për kampionatin evropian dhe atë botëror. Dhe që të gjitha janë të bindura se ky sport asnjëherë nuk do të dalë nga jeta e tyre dhe gjithmonë do të punojnë për lavdinë e tij më të madhe.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Pajtashev

Gjithmonë ka shpresë se futbolli bullgar do të largohet nga fundi

Nga sot, dashamirësit e futbollit në Kontinentin e Vjetër do të qëndrojnë para ekraneve televizive për të triumfuar me skuadrat e tyre të preferuara dhe për të ndarë bashkë edhe humbjet. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të familjarizohen me historinë..

botuar më 24-06-14 7.30.PD

Jahte do të garojnë për dy ditë pa ndalesë në "Varna 200"

"Regata për jahte keel  - Varna 200" (dy ditë pa ndërprerje) fillon më 12 qershor nga Stacioni Detar Varna. Distanca e garës është 200 milje në Detin e Zi përgjatë bregdetit bullgar. Regata do të monitorohet në kohë reale nga sistemi i gjurmuesit të..

botuar më 24-06-12 7.30.PD

Duke notuar për Oceans Seven, Petër Stojçev vendosi një rekord në Triple Crown

Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit..

botuar më 24-06-11 1.22.MD