Qeveria vendosi të rezervojë për 10 vjet përpara gazin natyror të cilin “Bullgargaz” do të blejë nëpërmjet terminalit në Aleksandrupolis të Greqisë. “Bullgartransgaz” hyn si aksionar në kompaninë e projektimit “Gaztrejd” e cila ndërton terminalin e ri LNG pranë Aleksandrupolisit. Pjesëmarrja e Bullgarisë në projekt është në plotësim të politikës për diversifikim të burimeve dhe itinerareve për furnizim të gazit, për të garantuar sigurinë energjetike të vendit dhe për të arritur çmime konkurruese për konsumatorët bullgarë, theksohet në vendim. Çdo vit nëpërmjet terminalit Aleksandrupolis do të blihen më se 500 milion metra kub gaz gjë që përbën afro 1/6 nga konsumi vjetor i vendit.
Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë..
Universiteti i Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore (UNSS) në Sofje është ndër katër shkollat e larta bullgare dhe e vetmja ekonomike në renditjen prestigjioze të universiteteve evropiane QS World University Rankings, njoftoi qendra e shtypit e..
Shtrirja e zjarrit përgjatë kufirit bullgaro-grek është rritur gjatë natës. Zjarri kapërceu pastrimin mbrojtës në 2 vende në territorin bullgar, por u vu nën kontroll, njoftuan autoritetet. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe po dërgojnë njerëzit..
Në datat 3 dhe 4 gusht mbahet Festivali i përvitshëm kushtuar Malit Rilla . Ai daton që nga viti 1925 dhe festohet në ditët e para të gushtit. Çdo..
Liturgjia Hyjnore do të shërbehet në kishën e fundosur pranë digës Zhrebçevo për të gjashtin vit radhazi më 3 gusht nga Mitropoliti i qytetit Stara..