“Spitali i dytë i qytetit” në Sofje është shndërruar në qendër për luftimin e COVID-19”, tha Kryetarja e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëkova. Atje do të pranohen dhe mjekohen rastet e konfirmuara të koronavirusit. Ndalohet shitja e biletave nga shoferët e autobusëve të transportit urban si masë parandaluese për luftimin e virusit. Forcohet kontrolli i fëmijëve dhe i personelit tek hyrja në kopshtet e fëmijëve si dhe masat e dezinfektimit. Bashkia e Burgasit u siguroi termometra elektronikë për matjen e temperaturës nga distanca të gjitha 49 shkollave dhe 33 kopshteve të fëmijëve në territorin e vet. Drejtorët kanë marrë urdhër për ta matur temperaturën e fëmijëve tek hyrja e kopshteve të fëmijëve dhe shkollave. Nuk do të lejohet hyrja e fëmijëve për të cilët ka dyshime se janë të sëmurë.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..