Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov bisedoi në telefon me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin. Të dy burrat e shtetit diskutuan çështje aktuale të bashkëpunimit dypalësh duke përfshirë edhe energjetikën. Zoti Borisov informoi zotin Putin për avancimin e ndërtimit të Rrymës Ballkanike. Lidhur me këtë ai theksoi se vendi ynë është i interesuar “nga vazhdimi i bashkëpunimit me Rusisë në fushën e gazit natyror në respektim rigoroz të të rregullave evropiane”. Kryeministri bullgar, me iniciativë të të cilit u zhvillua kjo bisedë telefonike, shtroi çështjen për mundësinë që Bullgaria të blejë nga Rusia respiratorë të cilët janë me rëndësi të madhe për mjekimin e pacientëve me koronavirusin.
Dhjetë foshnja lindën vitin e fundit në kuadër të programit të donatorëve të Bashkisë Metropolitane për të mbështetur familjet me probleme riprodhuese. Që nga fillimi i programit të Bashkisë Metropolitane në dhjetor 2015 deri më tani aplikuan afro..
Për të tetën ditë nuk ka asnjë gjurmë nga djali i zhdukur 13-vjeçari me sindromën Down në fshatin Konare të qytetit Stara Zagora, u bë e qartë nga një deklaratë e ministrit të brendshëm Atanas Illkov. Nikollaj u zhduk më 17 dhjetor – sipas nënës..
Policia Metropolitane po shton praninë e policëve në festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, njoftoi Drejtoria Metropolitane të Punëve të Brendshme. U rrit numri i patrullave antiterroriste në zonën qendrore të qytetit. U ndërmorën edhe masa të..
Pas mbylljes së “Balkanton” në vitin 1994, në Bullgari nuk janë bërë pllaka gramafoni. Kjo do të ndryshojë, pasi në vitin 2025 do të hapet fabrika e..
Bashkia Metropolitane do të ofrojë një shfaqje me dritë në vend të fishekzjarrëve që shkaktojnë stres te njerëzit dhe kafshët natën e Vitit të Ri...