Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Biznesi kërkon të krijohet një këshill kombëtar kundër krizës

| rinovuar më 20-03-13 1.04.MD
Poli Karastojanova
Foto: BGNES

Drejtoresha ekzekutive e Bordit Kombëtar të Turizmit Poli Karastojanova iu drejtua kryeministrit Bojko Borisov me propozim të krijohet një shtab kombëtar ekonomik, i cili të angazhohet me hartimin e programit njëvjeçar për shpëtimin e dy sektorëve më të prekur nga koronavirusi – turizmit dhe transportit. Ajo shtoi se do të jetë mirë që në të të përfshihen të gjithë ministrat me resorë ekonomik duke përfshirë edhe ministrin e financave. Sipas zonjës Karastojanova biznesi turistik është para falimentimit dhe duhet të hartohet një plan ekonomik për 12 muajit e ardhshëm që të ruhet industria turistike në Bullgari.
Dhoma Ekonomike Bullgare gjithashtu ngul këmbë për thirrjen e një biznes këshilli kundër krizës. Në  një letër dërguar kryeministrit dhoma shpreh shqetësimin e anëtarëve të vet për reflektimin negativ të krizës mbi punën e tyre. Për këtë arsye sipas Dhomës Ekonomike Bullgare është e domosdoshme një politikë kombëtare e cila të zbutë efektin negativ ekonomik.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Festivali Ndërkombëtar i Folklorit mbahet në qytetin Veliko Tërnovo

Afro 340 pjesëmarrës nga vende të kontinenteve të ndryshme do të ngjiten në skenën e Teatrit Veror në parkun "Marno Pole" në qytetin Veliko Tërnovo për të prezantuar ngjyrat e traditave të tyre. Në këtë veprimtari shumëngjyrëshe folklorike do..

botuar më 24-07-20 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Do të jetë me diell deri në mesditë të së shtunës . Pas mesditës do të ketë vranësira dhe deri në mesnatë në shumë vende do të ketë reshje shiu të shkurtër por intensiv me bubullima. Në veriperëndim ka rrezik për breshër. Temperaturat minimale do..

botuar më 24-07-19 7.45.MD

Do të blejmë pajisje për dy helikopterë të tjerë zjarrfikës, vendosi Këshilli i Sigurimit

Qeveria po punon për të shkurtuar maksimalisht afatet e dëmshpërblimit për të dëmtuarit e zjarreve të ditëve të fundit në vend. Të gjithë të prekurit nga zjarri mund të marrin deri në 1578 leva për nevoja emergjente nga Agjencia e Ndihmës Sociale. Kjo..

botuar më 24-07-19 6.28.MD