Shtabi Operativ Ndërkombëtar për COVID-19 bëri të ditur se ditën e diel janë konstatuar akoma 8 raste të koronavirusit në Bullgari dhe ato tashmë janë 51. Qeveria bëri të ditur se po shqyrton masa për zbutjen e presionit të gjendjes së jashtëzakonshme mbi biznesin dhe intensitetin e punës. Ndër masat janë zgjatja e periudhës së mbylljes së kontabilitetit, si dhe ulja e tatimeve vendore dhe e disa taksave. Së bashku me Bankën Bullgare për Zhvillim kabineti do të propozojë masa për përkrahje të atyre bizneseve, të cilat janë në krizë likuiditeti për shkak të masave të qeverisë. Pritet që Banka Evropiane e Investimeve gjithashtu të shpallë masa nga të cilat të përfitojë biznesi bullgar. Ministri i Transportit Rosen Zheljazkov na siguroi se që nga mesnata e së martës do të kufizohen fluturimet nga Italia dhe Spanja. Bashkatdhetarët tanë, të cilët duan të kthehen në Bullgari nga këto vende deri në datën në fjalë, do të vendosen në karantinë. Është arritur marrëveshje me “Bulgaria Air” që në rast domosdoshmërie pas kësaj periudhe të realizohen fluturime deri në Itali dhe Spanjë për transportimin e shtetasve bullgarë.
Raportimet e shumta për manipulim të votës së qytetarëve bullgarë, për falsifikim të fletëve të votimit, për shtim votash, për vota të detyruara, të kontrolluara dhe të blera, të cilat përhapen në mjedisin publik pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme..
Anulimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare – kështu kërkon Iniciativa Qytetare për mosnjohje të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvendin e 51-të Kombëtar, raporton reporteri i BNR-së, Daniell Inkov. Presidenti kërkon përgjigje nga institucionet..
Qeveria e përkohshme nuk do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e zgjedhjeve të 27 tetorit, tha kryeministri në detyrë, Dimitër Gllavçev. Ministria e Brendshme dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare i dorëzuan tashmë presidentit, parlamentit..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i..