Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

MPJ të Kosovës, Bullgarisë dhe Shqipërisë bëjnë thirrje: mos udhëtoni!

Foto: arkiv

Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë këshillon shtetasit bullgarë të mos udhëtojnë jashtë vendit. Në të gjitha itineraret tokësore në drejtim të Bullgarisë ka probleme apo është ndaluar kalimi i kufijve – nga Italia, Austria, Sllovenia, Kroacia, Hungaria, Serbia, Shqipëria, Republika e Maqedonisë së Veriut, Rumania. Situata ndryshon çdo minutë, tregojnë të dhënat e përfaqësive diplomatike të Bullgarisë në këto shtete.

Qeveria shqiptare mori vendim që nga 15.03.2020, ora 00:00, të gjitha vendkalimet kufitare tokësore të Shqipërisë me vendet fqinje si: Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia të jenë të mbyllura për të gjitha mjetet e transportit publik dhe privat deri në njoftim të dytë. Kjo masë nuk ndikon në transportin e mallrave. Transporti ajror po bëhet gjithnjë e më i rrallë dhe shumë udhëtime rrezikojnë të anulohen.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë këshillon gjithë shtetasit shqiptarë, që janë në Bullgari të mos ndërmarrin udhëtime drejt Shqipërisë deri në përmirësim të situatës.Në rastet e nevojës për asistencë, shqiptarët mund të kërkojnë ndihmë në numrin e emergjencës së Përfaqësisë +359 894 311 493 ose në adresën e e-mail embassy.sofia@mfa.gov.al.

Ambasada e Republikës së Kosovës, në kuadër të kapaciteteve që ka, gjithashtu ofron informacione dhe ndihmë. “Mundësitë tona financiare për t'ju ofruar përkrahje janë të kufizuara, andaj udhëzojmë të gjithë bashkatdhetarët që të vetizolohen në vendbanimet e tyre. Qëndroni aty ku jeni! Mos udhëtoni!”është shkruar në faqen e internetit të ambasadës - http://www.ambasada-ks.net/bg/. Numri emergjent i Përfaqësisë së RKS-së në Sofje është +359 2 983 39 99




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dy fraksionet e DPS-së mbetën të paregjistruara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) refuzoi regjistrimin e koalicionit "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" dhe "DPS - Fillimi i Ri" për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare më 27 tetor, njoftoi BTA. Arsyeja është se..

botuar më 24-09-09 12.31.MD

Kisha Ortodokse Bullgare nderon shenjtorët Joakim dhe Anna

Pas festës së Lindjes së Hyjlindëses, Kisha nderon prindërit e saj - shenjtorët Joakim dhe Anna. Për fshatin Smoliçano në rajonin e qytetit Kjustendill, në afërsi të kufirit me Maqedoninë e Veriut, kjo ditë është edhe festë e kishës “Shën Joakim dhe..

botuar më 24-09-09 11.31.PD

Një kopje e ikonës çudibërëse në Manastirin Rozhen mbledh shumë adhurues për festën e tempullit

Manastiri Rozhen "Lindja e Hyjlindëses" kremton më 8 shtator festën e tempullit me një procesion liturgjik me ikonën çudibërëse të Nënës së Shenjtë, bekimin e kurbanit të manastirit dhe shpërndarjen e tij për shëndetin. Pasi manastiri humbi..

botuar më 24-09-08 8.00.PD