Mbi 80 turistë nga Britania e Madhe, të cilët kanë mbërritur në Sofje nga vendpushimi Bansko më 17 mars, pasi atje ishte shpallur karantinë, mbeten të bllokuar në dy hotele të kryeqytetit. Pritet se të mërkurën (18 mars) deri në orën 12 të kohës lokale bullgare, ata do të ikin për në Britaninë e Madhe me fluturim çarter të siguruar nga kompania, e cila ka organizuar udhëtimin e tyre.
47 bullgarë ishin bllokuar në Marok për shkak të masave parandaluese të autoriteteve vendase. Dje turistët arritën të iknin nga Kazablanka për në Stamboll. Nga Stambolli atyre do t’u sigurohet transport me autobus deri në kufirin bullgar, kurse Konsullata bullgare në Edrene do të ndihmojë kalimin e pikës së kontrollit kufitar.
Nga Amani i Jordanisë për në Bukuresht janë transportuar me avion 116 turistë evropianë, ndër të cilët ka dhe 6 bullgarë. Ambasada jonë siguroi leje për këtë nga Mbreti i Jordanisë Abdullah II pas mbylljes së hapësirës ajrore të Jordanisë për fluturime.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..