Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rumen Radev bëri thirrje të tregojmë mirëkuptim në situatë

Presidenti Radev
Foto: BGNES

Sipas iniciativës së Presidentit Rumen Radev në Sofje po zhvillohet takim mbi zbatimin e masave për kufizimin e përhapjes së koronavirusit në Bullgari. Në të marrin pjesë Kryeministri Bojko Borisov, zv.Kyreministri Tomisllav Donçev, Ministri i shëndetësisë Kirill Ananiev, Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov, Shefi i shtabit operativ për parandalimin e COVID-19 gjen. Vencisllav Mutafçijski.

Presidenti u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë mirëkuptim në këtë situatë të ndërlikuar. Ai tha se ka efekt pozitiv nga përpjekjet e autoriteteve dhe tani për tani përhapja e sëmundjes nuk është shumë e madhe. Ai i falënderoi bullgarët për këtë se respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet.

Radevi nënvizoi se ndodhemi përpara një krize sociale dhe ekonomike, e cila mund të bëhet dhe humanitare për mijëra bullgarë. “Shteti po punon në këtë drejtim me qëllim që të mos lejojmë një gjë të tillë” – janë fjalët e Presidentit.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston “Pashkët e saj shpirtërore” më 24 maj

Vetëm ai që nuk e di koston e rrënimit të injorancës mund të ketë frikë nga çmimi i arsimit.Arsimi, besimi dhe kultura jonë e krijuan Bullgarinë si një shtet shpirtëror dhe e ruajtën popullin tonë, tha presidenti Rumen Radev në Sofje gjatë kremtimit..

rinovuar më 24-05-24 7.41.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 11 dhe 14°, në Sofje 12°. Në mëngjes do të ketë mjegull në fusha dhe lugina. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas drekës do të mbajë vranësira dhe do të ketë reshje shiu në malet е..

botuar më 24-05-24 6.31.MD

BE e kërcënoi Bullgarinë me sanksione nëse nuk vendos ekototaksa për kamionët

Komisioni Evropian i dha Bullgarisë dhe 15 vendeve të tjera të BE-së një afat prej dy muajsh për të zbatuar plotësisht rregullat evropiane për tarifat për kamionët e ngarkesave dhe për t'i sjellë ato në përputhje me dyoksidin e karbonit të emetuar nga..

botuar më 24-05-24 5.57.MD