Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje e kriminalitetit për shkak të masave të rrepta të sigurisë

Ministri Mlladen Marinov
Foto: BGNES

Në një intervistë për Televizionin Kombëtar Bullgar Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov deklaroi se tani për tani Ministria e tij përballet me situatën e pazakontë lidhur me krizën e koronavirusit dhe nuk ka nevojë për ndihmën e ushtrisë. Do të ketë domosdoshmëri për ndihmë të tillë në rast të shterimit të resurseve të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB). Respektimi i karantinës 14 ditore kontrollohet nga MPB-ja dhe kanë filluar mbi 100 hetime gjyqësore. Ndëshkimet janë burgim deri në 5 vjet dhe gjobë me përmasë 25 565 euro (50 000 leva).

Marinov vuri në dukje gjithashtu se nuk ka prova për kalimin e refugjatëve përmes kufirit tonë gjatë 24 orëve të fundit. Vëzhgohet ulje e kriminalitetit për shkak të masave më të rrepta të sigurisë. Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë automjet të vjedhur në territorin e tërë vendit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD