Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shenjat e para të recesionit në Bullgari

Foto: Shutterstock

Deri para dy javësh në rrethet ekonomike flitej për rritje, për emërimin e nëpunësve të rinj, për eksport dhe import, për çmime dhe transport, për investime dhe rritje të pagave. Mirëpo, vetëm për dhjetë ditë pandemia “koronavirus” ndryshoi gjithçka.Tashmë flitet për recesion dhe për kufizimin e prodhimit dhe të konsumit, për borxhe të reja të ndërmarrjeve dhe të tërë shtetit, për rritje të papunësisë, për falimentime në masë dhe për mbyllje të firmave.

Pikërisht këtë e bënë disa prej kompanive me ndikim më të madh në vend. U mbyll uzina më e madhe ushtarake “Arsenal” në qytetin Sopot – punëdhënësi më i madh privat me 9 500 punonjës, ndërsa nëpunësit e saj janë me leje. Kjo ndodhi edhe në minierat më të mëdha të qymyrgurit në kompleksin “Marica Iztok”, por na siguruan se elektrocentralet me qymyrgur nuk do të kenë probleme dhe do të kenë qymyre për vite përpara.

Edhe më e keqe është gjendja në turizëm, ku pritet falimentim i agjencive turistike dhe hoteleve. Ndërsa ai përbën 14 për qind prej Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Fatin e njëjtë e kanë edhe firmat e transportit, të cilat nuk mund t’i realizojnë furnizimet për shkak të kufijve të bllokuar në tërë Evropën.

Deri para pak kohe konsumi i brendshëm ishte motori kryesor i rritjes ekonomike, e cila vitin e kaluar arriti 3.5 për qind. Një kontribut të madh për këtë kishte edhe eksporti. Tani konsumi i brendshëm është vështirësuar për shkak të kufizimeve në punën e dyqaneve dhe në lëvizjen dhe grumbullimin në një vend të njerëzve. Sa për problemet e eksportit mjafton të themi se Italia, e cila është më e prekur nga COVID-19, është partneri i dytë tregtar e Bullgarisë në BE.

Këtu mund të shtohet edhe sektori i shërbimeve, i industrisë automobilistike dhe i tregtisë. Vetëm gjatë muajve të fundit shitjet e automjeteve të reja në vend janë ulur me 30 për qind. Befasisht madje tregtia online pësoi dëme. Aktualisht shitjet e saj janë 30-40 për qind prej xhiros para krizës. Priten akoma vështirësi për biznesin dhe siç paralajmëroi Presidenti Rumen Radev kriza ekonomike dhe sociale mund të shndërrohet në krizë humanitare për mijëra bullgarë. Këtë e njohu edhe Kryeministri Bojko Borisov, i cili tashmë flet për 1.7 mlrd euro deficit buxhetor. Disa ekspertë-deputetë prognozojnë ulje të PBB-së mbi 2.5 mlrd euro këtë vit.  

Autoritet përpiqen të marrin masa për zbutjen e krizës dhe për shpëtimin e më të prekurve nga ajo. Banka Popullore Bullgare ndërmori masa për 4.6 mlrd euro që të sigurojë stabilitetin dhe likuiditetin e sektorit bankar. Mirëpo, një dispozitë në Ligjin për Gjendjen e Jashtëzakonshme, i cili u miratua urgjentisht nga Parlamentit ditën e premte, zemëroi biznesin bullgar. Masa në fjalë parashikon ngrirjen e çmimeve deri në ato mesatare aritmetike gjatë tre muajve të fundit, gjë që sipas rretheve afariste do të rikthejë tregun e zi. I këtij mendimi është dhe Ministri i Financave Vlladisllav Goranov. Duke marrë parasysh argumentet e afaristëve Presidenti Rumen Radev vendosi veto të pjesshme mbi këtë ligj, ndërsa Kryeministri Bojko Borisov shprehu shpresë se Parlamenti do të parashtrojë korrigjimet e nevojshme të Ligjit.  

Në sfondin e kësaj situate mjaftë të errët prognozat e Institutit të autoritetshëm të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare për një rritje të vogël prej 1.4 për qind këtë vit na duken inkurajuese, por skenarët e ekspertëve bullgarë janë apokaliptikë. Sipas tyre recesioni ekonomik do të tejkalojë krizën e viteve 90, kur ekonomia jonë shënonte ulje me mbi 30 për qind në vit. E ardhmja do të tregojë se si biznesi bullgar do të përballet me vështirësitë, a do të mund të adaptohet apo jo në kushtet e reja.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Më shumë nga rubrika

Pengjet ekonomike të partive në Parlamentin e ardhshëm

Me votën e tyre të fundit bullgarët treguan qartë se duan një ndryshim rrënjësor në qeveri. Për gati një vit ata demonstruan në sheshe qëllimin e tyre për t'u dhënë fund tendencave aktuale politike të cilat e mbështesin statukuon për dekada. Sidoqoftë,..

botuar më 21-04-06 1.28.MD

Gjatë vitit të pandemisë borxhi shtetëror është rritur me 22.5%

Borxhi i qeverisë u rrit me 2.72 miliardë euro ose 22.5% për një vit. Borxhi i nënsektorit të “Qeverisë Qendrore” në fund të shkurtit 2021 arriti në 14.8 miliardë euro, njoftoi Ministria e Financave. Në fund të shkurtit 2020, borxhi arriti në 12.1..

botuar më 21-04-01 4.55.MD
Olivier Marquette

Këmbimi i mallrave Bullgari – SHBA është mbi 1 mlrd. dollarë për vitin 2020

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Bullgari, Olivier Marquette , përgëzoi Kryeministrin Bojko Borisov se në përfundim të mandatit të tij ka siguruar stabilitetin politik në vend.  “Bullgaria ka një potencial të madh..

botuar më 21-04-01 3.21.MD