62 për qind e bullgarëve kanë frikë nga koronavirusi, tregon një sondazh i Gallup International në 28 vende. Ky tregues në plan botëror është 67 për qind, ¾ prej bullgarëve janë gati të privohen nga të drejtat e tyre njerëzore, në qoftë se kjo do të ndihmojë për luftimin e sëmundjes. Shumica e popujve i përkrahin qeveritë e tyre në betejën kundër COVID-19. 60 për qind prej bullgarëve mendojnë se tani për tani qeveria përballet me situatën pak, ose shumë mirë, ndërsa 37 për qind – se nuk përballet, ose se nuk përballet aspak me krizën. Pothuajse gjysma e të anketuarve në botë mendojnë se rreziku nga koronavirusi mund të jetë i tepruar. 58 për qind prej bullgarëve janë të bindur se infeksioni është përhapur me dashje. 42 për qind mendojnë se e keqja ende nuk ka ardhur, ndërsa për mendimin e 29 për qind më e keqja tashmë ka kaluar.
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..