Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do të luftojmë frikën nga koronavirusi me informacion të besueshëm

Foto: BGNES

62 për qind e bullgarëve kanë frikë se mund të infektohen me COVID-19, tregojnë të dhënat e një sondazhi të asociacionit Gallup International. 58 për qind janë bullgarët të cilët besojnë në teoritë konspirative dhe kanë deklaruar se virusi është përhapur me dashje.Që të mund të shpërndahet frika e njerëzve tashmë filloi punë një këshill mjekësor dhe një sajt i specializuar.

Detyra e Këshillit të porsaformuar Mjekësor pranë qeverisë është që të analizojë rekomandimet sa i përket COVID-19 në vendet, ku sëmundja është më e përhapur, dhe t’i përkthejë kuptueshëm për mjekët në Bullgari. Në këtë mënyrë çdo specialist do të marrë instrument pune, është i mendimit specialisti për sëmundjet e mushkërisë prof. Kosta Kostov, shef i organit të specializuar.

Sipas fjalëve të tij fakti se nuk ka preparate për neutralizimin e sëmundjes nuk do të thotë se nuk ka mjekim: “Teza se koronavirusi nuk mund të mjekohet nuk është e vërtetë, sepse mjekët në tërë botën kanë arritur t’i mjekojnë sëmundjet edhe kur nuk ka pasur ilaçe.”

Tërë informacioni në rrjetin botëror për dëmin e të ashtuquajturave “antipiretikë” (për shembull Ibuprofeni) në rastet e koronavirust është tepruar – tha prof. Kosta Kostov. Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare (BNR) ai rekomandoi: Njerëzit të cilët janë në shtëpi dhe vuajnë nga simptoma virale duhet të përdorin ilaçet e zakonshme dhe të mos tremben – sidomos të rinjtë. Në qoftë se ditën e katërt simptomat thellohen atëherë duhet të kontaktojnë me mjekun e tyre familjar. Kështu duhet të bëjmë dhe jo të kërkojmë menjëherë ndihmë mjekësore në spitale dhe të bëjmë teste. Ka problem, kur ka vështirësi në frymëmarrje dhe simptoma të tjera, të cilat i përkasin mushkërisë – kollitja e thatë, dobësia e madhe, dhimbja në muskuj, temperatura e lartë. Këto janë simptomat më të spikatura të sëmundjes.”  

Prof. Kosta Kostov përkrah masat më të rrepta për kufizimin e përhapjes së infeksionit të koronavirusit.Gjatë muajit të parë këto masa duhet të jenë shumë të rrepta.Sa më strikt respektohen masat, kaq më herët do të mund t’i braktisim dhe atëherë do të kemi fatin e mirë të dalim lehtë nga kjo epidemi” – komentoi specialisti.

Sajti CoVid-19 ka qëllim të sigurojë informacionin sa më aktual dhe të besueshëm për përhapjen dhe mjekimin e koronavirusit.Përkthyes profesionalë dhe specialistë mjekësorë kërkojnë dhe përkthejnë vullnetarisht artikuj të dobishëm nga tërë bota kushtuar kësaj teme.

Aktualisht shkenca nuk ka kohë për të kaluar në rrugën e zakonshme shpjegoi para BNR-së Nadezhda Cekullova – iniciatore për krijimin e sajtit.


Mjekët duhet të gjejnë vendim sot dhe ata kanë nevojë për një variant, i cili mund të mos jetë më i miri, por do t’i ndihmojë në punën e tyre. Shumica e artikujve paraqitin pak raste dhe qëllimi është që ato më tepër të përvijojnë mundësitë nga të cilët eventualisht mund të përfitojnë mjekët.”

Sipas prof. Kosta Kostov kulmi i epidemisë së koronavirusit në Bullgari ende nuk ka ardhur.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: arkiv personal, BNR

Më shumë nga rubrika

Një video prezanton misteret e verës bullgare nga Lugina e Trakisë

U xhirua një video, e cila ka qëllim ta promovojë verën bullgare të Luginës së Trakisë. Videoja është një element i rëndësishëm i projektit të Asociacionit Bullgar të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Verës për promovimin e verës bullgare, dhe më..

botuar më 21-01-26 12.44.MD

Si ndikon mësimi në distancë tek fëmijët bullgarë

Bota e sotme është e lidhur pazgjidhshmërisht me teknologjinë. Sot fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara pajisjes elektronike, pavarësisht nga fakti nëse e përdorin për arsim ose për dëfrim. Këtë e tregon dhe statistika për Bullgarinë, e cila..

botuar më 21-01-26 7.10.PD

Transmetimet e radios për fëmijët - një prodhim origjinal krijues me një traditë 90 vjeçare

Jo pak faqe nga historia e pasur e medias sonë më të vjetër elektronike në vend ruajnë informacione në lidhje me transmetimin e programeve të specializuara që synojnë audiencën e fëmijëve. Fillimi i tyre madje është përpara themelimit zyrtar të Radios..

botuar më 21-01-25 10.35.PD