Opera e Sofjes do të prezantojë tri shfaqje online. Ditën e premte më 27 mars, nga ora 17.00, orë lokale, fillon Bajaderka (La Bayadère) nga Ludwig Minkus. Incizimi i shfaqjes është nga 18 janari i këtij viti. Ditën e shtune, më 28 mars, në orën 17.00, orë lokale, fillon opera “Il trovatore” nga Giuseppe Verdi. Incizimi është nga viti 2019. Ditën e diele më 29 mars nga ora 16.00, prapë orë lokale, prezantohet një shfaqje tjetër të kompozitorit Verdi “Nabucco”. Incizimi është nga shfaqja në “skenën nën qiellin” para Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, realizuar në vitin 2016.
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir Fedotov, prezantohet në Trienalen Ndërkombëtare të Tipografisë në Poloni. “Krijimi i një fonti..
Në mënyrë festive dhe me respekt ndaj përvjetorit të 143 të lindjes së Vlladimir Dimitrov - Mjeshtrit, Galeria e Arteve e Qytetit Kjustendill jep Çmimin Kombëtar të Pikturimit për vitin 2024 me emrin e piktorit të famshëm bullgar. Vlladimir..
Qyteti danubian Svishtov do të shënojë sot 169 vjet nga themelimi i qendrës së parë kulturore bullgare, të ashtuquajturat vatra kulturore (çitalishte). Festimi do të bëhet para pllakës përkujtimore të Dimitër Naçoviç, ku do të vendosen lule. Qendra..
Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të..