Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kristalina Georgieva: 81 shtete kanë kërkuar ndihmë nga FMN-ja për shkak të COVID-19

Shefja e FMN-së Kristalina Georgieva
Foto: arkiv

Ekonomia botërore mund të shkojë drejt recesionit më të rëndë në krahasim me atë të vitit 2009. Këtë e tha drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar bullgarja Kristalina Georgieva. Prognozat e Fondit tregojnë se rimëkëmbja mund të pritet gjatë vitit 2021, por vetëm në se vendet arrijnë ta kufizojnë përhapjen e koronavirusit dhe t’i kontrollojnë proceset negative ekonomike.

Shqetësimi kryesor është lidhur me një valë eventuale falimentimesh dhe pushimesh nga puna – diçka që mund ta prishë strukturën e shoqërive tona. Deri tani 81 vende kanë kërkuar ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar në lidhje me krizën me COVID-19.

Georgieva nënvizoi se organizata është gati t’ua ofrojë tërë resursin e vet kreditor  prej 1 trilionë dollarësh të prekurve prej virusit. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kanë kaluar 33 vjet nga miratimi i Kushtetutës së re të Bullgarisë

Më 12 korrik 1991, Asambleja e Shtatë e Kuvendit të Madh Popullor miratoi Kushtetutën e re të Bullgarisë dhe u shpërnda, kujton BTA. Kjo është kushtetuta e parë e re në ish-kampin socialist, e cila hyri në fuqi që të nesërmen, më 13 korrik...

botuar më 24-07-12 9.04.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e shtunë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende të veçanta në lindje do të ketë reshje shiu për pak kohë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 18 dhe 23°, në Sofje 18°...

botuar më 24-07-12 7.30.MD

Po diskutojnë për krijimin e një shoqate ndërkombëtare të bullgarëve

Kryetarët e rajonit të Taraklisë në Moldavi dhe të Unionit të Bullgarëve të Banatit dhe deputeti i parlamentit rumun Georgi Nakov diskutuan për bashkëpunimin dhe mbështetjen në projektet ndërkombëtare që synojnë ruajtjen e trashëgimisë kulturore..

botuar më 24-07-12 1.10.MD