Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

COVID-19 në Bullgari: Dita 22

Foto: EPA/BGNES

COVID-19 në Bullgari: Dita 22

Tetë janë rastet e reja me COVID-19 në Sofje, të infektuarit në vend janë 346

Informacioni është nga brifingu i shtabit operativ kundër koronavirusit në orën 17.00 më 29 mars Shtabi operativ kombëtar për koronavirusin. Gjatë 24 orët e fundit janë regjistruar 8 raste të reja të virusit të ri – gjithat në Sofje. Kështu të prekurit në kryeqytet janë 214, kurse në vend – 346. 125 prej tyre janë hospitalizuar, kurse në repartet e mjekimit intensiv ndodhen 13 veta. Gjatë ditës së fundit nga spitalet kanë dalë dy persona dhe me ta numri i të shëruarve bëhet 14. Numri i të vdekurve mbetet 8, kurse mosha e tyre mesatare është 66 vjeç. Sëmundja ka ecuri të rëndë tek të gjitha grupmoshat.

Vdekshmëria reale nga COVID-19 është më e ulët sesa tregojnë llogaritjet aktuale

Specialisti infeksionist Atanas Mangërov nga Këshiilli mjekësor për kundërvënien e krizës me koronavirusin pranë qeverisë deklaroi para mikrofonit të Radios Kombëtare Bullgare, se “numri real i të infektuarve me COVID-19 është dhjetëra herë më shumë, sesa janë rastet e regjistruara”. Deri tani ka të dhëna për vdekshmëri midis 2% dhe 4%, të cilat janë llogaritur në bazë të rasteve të provuara. Po të kemi parasysh rastet që nuk janë analizuar dhe të cilat kalojnë pa simptoma ose me simptoma shumë të lehta, vdekshmëria do të dalë se është shumë herë më e ulët, mendon d-r Mangërov.

Gjykata e Sofjes ndëshkoi një shkelës të karantinës

Në një seancë të zhvilluar nëpërmjet  Skype Gjykata e Rrjetit Gjyqësor të Sofjes mori vendim për masë shtrënguese garanci pasurore për shumën 5 mijë euro për një burrë, i cili qëllimisht i ka shkelur kushtet e karantinës.

Para kësaj personi ka qenë ndaluar për 72 orë për mosrespektimin e karantinës së detyrueshme 14-ditësh. Pas kthimit të tij nga Suedia me fluturim përmes Frankfurtit, ai ka refuzuar të nënshkruajë dokumentet e ofruara nga autoritetet kufitare dhe ka treguar mospërfillje ndaj përpjekjeve të nëpunësve të aeroportit t’i kryejnë detyrat e tyre.

Në Sofje gjobojnë për shëtitje në park

Të provokuar nga moti i mirë shumë njerëz në Sofje dolën për shëtitje gjatë ditëve të pushimit. Kjo është në kundërshtim të masave të shpallura të parandalimit. Prandaj ekipet e policisë kontrollojnë parqet dhe pedonalet” – shkroi në faqen e vet në Facebook Kryetarja e Bashkisë së Kryeqytetit Jordanka Fandëkova. Ajo u bëri thirrje kryeqytetasve që të respektojnë rregullat jo për shkak të gjobave, por për shkak të vetë shëndetit të tyre. Policët dolën në vendet ku zakonisht grumbullohen shumë njerëz për të kontrolluar situatën. Tashmë ka njerëz të gjobuar, përfshin këtu për shëtitje në malin Vitosha.

Laborator për PCR dhe në qytetin Pleven

Brenda disa ditësh në Universitetin Mjekësor të Plevenit (Bullgari Veriore) do të fillojë punë laboratori për analizë të rasteve me COVID-19 përmes testeve PCR. Investimi është për rreth 100 mijë euro, i cili përfshin aparaturë për PCR dhe pajisje suplementare, njoftoi për Nova TV rektori i universitetit dr. Sllavço Tomov.

Qeveria mendon për punëdhënësin, por para së gjithësh për punëtorin

Në programin e “E Diela 150” të Radios Kombëtare Bullgare zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev shpjegoi se shteti do të sigurojë përkrahje për biznesin, i cili vuan nga kufizimet e  karantinës, por mendon para së gjithësh për punëtorin.

Shpenzimet e pritshme për etapën e parë janë 500 mln. euro (1 mlrd. leva). Vendi ka gatishmëri teknike për marrjen e kredive, tha gjithashtu për BNR Tomisllav Donçev.

Një shkollë në Sofje është gati të ndihmojë edhe financiarisht nxënësit

Shkolla numër 120 e Sofjes “Georgi Rakovski” shpalli se fillon nismë në përkrahje të nxënësve në kushtet e situatës së jashtëzakonshme. Ekipi i drejtoreshës Cvetanka Toneva , derisa merret me mësimdhënie në distancë, përpiqet të identifikojë ata nxënës, të cilët kanë nevojë për ndihmë financiare në situatën e gjendjes së jashtëzakonshme. Bëhet fjalë për fëmijë nga familjet e varfra, të cilat vështirësohen në sigurimin e ushqimeve.

Një kompani private krijoi platformë për vullnetrë

Platforma DOBROVOLETS.BG rekruton  vullnetrë në përkrahje të shtabit kombëtar për koronavirusin. Projekti është përpunuar pas analizës së strukturave më të mira të vullnetarëve në botë, me theks mbi ato në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Ndihmë psikologjike online në gjendjen e jashtëzakonshme

Kryqi i Kuq Bullgar u përgjigjet nevojave të shoqërisë për ofrimin e ndihmës psikologjike në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme dhe përshkallëzimit të stresit. Në faqen e internetit të organizatës /www.redcross.bg/ specialistët do të jenë gati të ofrojnë ndihmë nëpërmjet çatit çdo ditë nga ora 10.00 deri më 12.00, nga 15.00 deri më 17.00 dhe nga 20.00 deri më 22.00. Të gjithë njerëzit, të cilët ndodhen në shtëpitë e tyre dhe kanë vështirësi në përballimin e situatës së krizës, mund të kërkojnë këshillë nga specialistët.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kompetencat e kryeministrit në detyrë për Ukrainën sanksionohen nga parlamenti

Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev deklaroi se asnjë ushtar bullgar nuk do të dërgohet në Ukrainë dhe NATO nuk ka ndërmend të dërgojë trupa atje. Gllavçev u përgjigj pyetjeve aktuale të mediave dhe qytetarëve gjatë një..

botuar më 24-07-23 3.56.MD
Hristijan Mickoski

Shkupi kërkon që BE të bojkotojë korridorin e transportit Nr. 8 për në Bullgari

Plani i Maqedonisë së Veriut për fondet nga plani i BE-së për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor u përgatit dy javë më parë dhe vendi është në pritje të miratimit nga Komisioni Evropian, tha kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski në një intervistë..

botuar më 24-07-23 11.09.PD

Në vend nuk ka zjarre aktive, po monitorohet situata përgjatë kufirit me Greqinë

Nuk ka zjarre aktive në vend, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. Zjarri në fshatrat e komunës Jamboll - Voden, Krajnovo dhe Stranxha u vu nën kontroll në të gjitha frontet. Të martën, do të bëhet një kontrollim dhe nëse nuk ka shpërthime..

botuar më 24-07-23 10.02.PD