Shefi i Shtabit Operativ Kombëtar gjen. Vencisllav Mutafçijski tha se deri në të shtunën, 4 prill,do të ketë një periudhë kalimtare brenda së cilës njerëzit duhet të furnizohen me maska. Inspektoratet e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të shpjegojnë shprehimisht se çfarë do të thotë “vend publik” dhe ku është i detyrueshëm përdorimi i maskave. Mutafçijski shpjegoi se ka qëndrime kontradiktore sa i përket përdorimit të maskave nga njerëzit e shëndoshë. Organizata Botërore e Shëndetësisë nuk e rekomandon masën, por kjo është një praktikë e mirë. Kina, Koreja, Izraeli dhe Austria gjithashtu i aplikuan këto masa. Tani është me rëndësi të kufizohen dëmet nga koronavirusi. Në qoftë se regjimi dobësohet sistemi nuk do të mund të përballet me numrin e madh të të sëmurëve, ishte kategorik gjenerali Mutafçijski.
Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..