Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vetëm në detin e stuhishëm shihet se kush janë kapitenët e mirë

Edhe në kohën e masave të jashtëzakonshme kundër një kërcënimi i cili e largon njerëzit nga njeri tjetri, krijuesi i vërtetë nuk mbetet në shtëpi, por hap shqisat për të analizuar botën përreth.

Kështu shpejtë e shpejtë Stiljan Ivanovi tekstualisht për dy ditë xhiroi filmin e vet të fundit dokumentar. Ai është autor i më se 50 filmave dokumentarë, ndërsa filmi i tij i fundit “Jeta si epidemi” që prej disa ditësh mund të shihet në disa platforma dhe tashmë ka më se 20 mijë spektatorë.

Filmi rikrijon ditën e përditshme të një sipërmarrësi jo të zakonshëm bullgar, i cili në momentin e krizës përpiqet që me shembullin e vet personal të inkurajojë bashkatdhetarët dhe të krijojë te punëtorët ndjenjën se nuk janë vetëm dhe nuk do të jenë të braktisur. Në personalitetin e sipërmarrësit Dimitër Georov regjisori zbuloi heroin e filmit të tij të fundit. Për të ky është modeli i sotëm i cili mund të shërben për shembull dhe për kopjim.

Atë, të cilën më pëlqej më shumë është se ai kurrë nuk flet për mbijetesën në krizë, por për jetën këtu dhe tani. Zbulova, se vetëm kur vlerësojmë të përditshmen e tillë siç është, mund të jetojmë me dinjitet dhe pa frikë. Gjithçka varet nga botëkuptimi ynë. Këtë e arrijnë vetëm njerëzit e guximshëm dhe është mirë, se akoma ka njerëz si Dimitër Georovi” – është i bindur Stiljan Ivanovi:

Stilijan Ivanov

Ideja lindi kur e takova Dimitër Georovin. Ai më tregoi për situatën në të cilën hyri herën e radhës që nga viti 1993, kur e shndërroi një fabrikë të vogël për tulla në një ndërmarrje moderne pajisur me kompjuterë, robotë dhe teknikë moderne. Që nga atëherë e deri më sot ky sipërmarrës has vështirësi të ndryshme. Georovi është 75 vjeçar dhe nuk mbraps lehtë para vështirësive. Kur u takuam ai më tha se prapë do të marrë kredi por kësaj here për punëtorët për t’i paguar atyre. Atëherë te unë lindi ideja që me një ekip të xhirojmë të përditshmen e tij, të takohemi me punëtorët dhe të shikojmë sesi kalon një ditë pune në fabrikë. Mbetëm të mahnitur nga energjia të cilën Georovi arrin t’u transmetojë edhe të tjerëve. Çdo javë ai takohet me punëtorët për t’u njohur me detyrat që duhet të plotësojnë.  Ai merr përsipër angazhime para tyre dhe pas kësaj raporton për punën e kryer. Krahas kësaj ai i motivon punëtorët edhe me të holla dhe u jap atyre kurajë dhe shpresë. Për këtë arsye ata e ndjejnë veten si pjesë e një familjeje të madhe dhe janë të bindur se punëdhënësi i tyre kurrë nuk do të braktisë. Mirëpo, ndjenjën se asnjeri nuk mendon për njerëzit e ka preokupuar pjesa e madhe e bullgarëve. Në fabrikë punojnë nja 70 teknologë, inxhinierë, punëtorë me arsim të ndryshëm, ka të rinj dhe të moshuar. Krahas kësaj në film prezantohet se si pronari Georov flas para punëtorëve për heroin kombëtar Levski, për kulturën e trakëve, për forcën e Bullgarisë dhe u shpjegon sesa vështirësi të kishte vendi ynë, bullgari gjithnjë ka arritur t’i përballojë. Dhe pikërisht të tillë janë iluministët e sotëm. Në sajë të njerëzve të tillë si Georovi, siç kishte shumë në historinë tonë, arrijmë të mbrojmë shpirtin tonë dhe të mbijetojmë si popull.

Ndoshta pasi që kur ishte i vogël ai përjetoi shumë vështirësi prandaj  aq shumë e respekton jetën dhe njerëzveshpjegon Stilijan Ivanov. Që kur xhiruam filmin u binda, se sikur punëtorët e rinj janë më dekorajuar. Mirëpo, ka një proverb se në detin e qetë të gjithë varkat lundrojnë, por si lundron një varkë mund të zbulohet kur deri është i stuhishëm. Atëherë bëhet e qartë se kush janë kapitenët e aftë. Jeta bëhet më e qartë kur kalohet përmes krizave si ajo e tanishme. Sot në sajë të njerëzve si Georovi hidhen farërat e gjeneratës së re në Bullgari. Filmi u xhirua në mënyrë profesionale sipas standardeve të kinematografisë bashkëkohore. Atë që e xhiruam për një afat të shkurtër nuk është në llogari të cilësisë. Spektatorët mund të binden vet në këtë se në mënyrë korrekte e prezantojmë situatën dhe se kemi punuar me teknikë të përsosur dhe me profesionalizëm të lartë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD