Një kompani izraelite i ka propozuar qeverisë bullgare një platformë online për përpunimin e të dhënave. Softueri ndjek të infektuarit me koronavirus, kontaktet e tyre dhe në se ato respektojnë kushtet e karantinës. Brenda periudhës së testimit do të mblidhen të dhëna, do të prognozohet zhvillimi i epidemisë. Softueri do të sugjerojë grupe konkrete, të cilat do të duhet të testohen me prioritet.
Ndërkohë do të përdoren përsëri në etapë testimi teknologjitë e akoma 2 kompanive të tjera. Ende nuk është e qartë cilën prej platformave do të zgjedhë qeveria.
Ligji për gjendjen e jashtëzakonshme detyroi të gjithë operatorët e shërbimeve telefonike të ofrojnë të dhënat për lëvizjen e klientëve të tyre. Autoritetet aktualisht mund të përdorin këto informacione pa vendim gjyqësor.
Ideja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
Sipas të dhënave nga Agjencia e Punësimit, në vitin 2024, punëdhënësit bullgarë kanë rritur importin e personelit nga vendet jashtë BE-së. 15 560 të huaj..
Me Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë festë të përbashkët të 153 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit më 4 shkurt. Bullgaria nuk ka marrë ftesë për ta..
Marina bullgare njoftoi se anija “Vezhen”, e cila u lirua nga autoritetet suedeze dhe është e ngarkuar me squfur, do të ndalojë në Danimarkë për t’u..