Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

142 mijë bullgarë janë kthyer në vend për shkak të krizës

Svetllan Kiçikov
Foto: BTA

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Bullgari deri në fund të marsit në vend janë kthyer 142 093 bullgarë, njoftoi drejtori i Policisë Kufitare komisionari i përgjithshëm Svetllan Kiçikov. Sipas tij fluksi i të kthyerve tashmë është më i ulët. Pothuaj i njëjti është dhe numri i bullgarëve që kanë dalë jashtë vendit për këtë periudhë.

Komisionari tha gjithashtu se në pikat e kontrollit në kufijtë me Rumaninë dhe Greqinë po funksionojnë “korridoret e gjelbra” për kalimin  e shpejtë të maunave dhe kamionëve që transportojnë mallra dhe kështu kalimi i një kamioni bëhet për 3 minuta.

Duke llogaritur dhe punën e doganave, qëndrimin në PKK rrallë vazhdon më shumë se 15 minuta. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenca: Fjalët e të akuzuarve për spiunazh janë një manipulim absurd

Pretendimet e qytetarëve bullgarë të hetuar për spiunazh në Mbretërinë e Bashkuar për lidhjet me "skalionet më të larta" të pushtetit në Bullgari janë po aq absurde sa edhe abuzimi manipulues i tyre, thuhet në një pozitë të administratës..

botuar më 25-01-31 12.11.MD

“Vëzrazhdane” kërkon që qeveria të ndërpresë bashkëpunimin me OBSH-në

Partia “Vëzrazhdane” paraqiti një projekt-rezolutë për tërheqjen nga marrëveshja me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH), njoftoi grupi parlamentar. Ata kërkojnë që qeveria të ndërpresë Marrëveshjen Themelore me OBSH-në për marrëdhënie..

botuar më 25-01-31 11.58.PD

Qyteti bullgar Pavell Banja pret Konferencën Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë

Pushimorja jonë e famshme spa Pavell Banja po pret Konferencën e Dytë Ndërkombëtare mbi Vertebrologjinë. Këtë vit, forumi, i cili do të zgjasë nga 31 janar deri më 2 shkurt, do të trajtojë dy tema kryesore: "Metodat konvencionale dhe moderne për..

botuar më 25-01-31 6.10.PD